Kryetar i LSDM-së – Zoran Zaev

Zoran Zaev është kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Më 31 maj të vitit 2017, Zoran Zaev është zgjedhur kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pas fitores në Strumicë në zgjedhjet lokale në vitin 2013, e filloi mandatin e tij të tretë si kryetar i këtij qyteti, dhe këtë funksion e ka kryer deri në dhjetor në vitit 2016.

Është fitues i shpërblimit për praktikat më të mira nga Këshilli i Evropës për partneritetin e parë publiko-privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e implementuar në ndërtimin e objektit “Global”. Komuna e Strumicës nën udhëheqjen e tij është fituese e çmimit më të lartë shtetëror në fushën e ekologjisë (viti 2007-2008).

Në periudhën prej vitit 2003-2005 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.

Zaev është kryetar i LSDM-së nga viti 2013. Në Kongresin e VII të LSDM-së në vitin 2008 është zgjedhur u.d. kryetar i partisë, funksion që e ka kryer deri në Kongresin e IX kur është zgjedhur nënkryetar në Bordin qendror të partisë. Zaev ka qenë nënkryetar i Këshillit qendror të LSDM-së edhe në periudhën nga viti 2006-2008. Në kohën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2006 ka qenë shef i shtabit zgjedhor rajonal për njësinë e katërt zgjedhore. Në dy mandate ka qenë edhe anëtar i kryesisë së organizatës komunale të LSDM-së në Strumicë.

Karrierën profesionale e fillon si i punësuar në “Trgoprodukt” – Strumicë, në periudhën prej vitit 1997-2003, ndërsa nga viti 2001 ka qenë drejtor në të njëjtën ndërmarrje. Ka qenë anëtar i Bordit drejtues në kursimoren “Peon” (1998-2003), si dhe në Bordin drejtues në Industrinë për materiale ndërtimore “Elenica”(2001-2003). Në periudhën prej vitit 2000 deri në vitin 2003 ka kryer funksionin – Kryetar i bordit drejtues të NPAK “Komunalec” – Strumicë.

Është i diplomuar pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 1997. Në të njëjtin universitet ka qenë edhe në studime post-diplomike për ekonomi monetare dhe financa.

Është i lindur më 8 tetor të vitit 1974 në Strumicë. I martuar me Zorica Zaeva me të cilën ka dy fëmijë, Aleksandra dhe Dushko.

KONTAKT

Tel: +38923293101
Fax: +38923293111
Mail: president@sdsm.org.mk
Adresa: Bihaqka 8, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut