Sekretar gjeneral i LSDM-së – Ljupço Nikollovski

Ljupço Nikollovski është sekretar gjeneral i LSDM-së, i zgjedhur në maj të vitit 2019.

Nga viti 2017 deri në vitin 2019, Nikollovski ka ushtruar funksionin e ministrit për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujëra në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vitin 2014 Nikollovski është emëruar zëvendësministër shtesë për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujëra.

Në periudhën nga viti 2013, Nikollovski ka qenë shef i kabinetit të kryetarit të Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Para këtij angazhimi, në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2011 ka punuar si avokat në Zyrë avokature.

Specializim i tij janë edhe resurset njerëzore dhe e drejta biznesore.

Në karrierën e tij ka qenë sekretar edhe në Institutin e drejtorëve në Maqedonisë. Nga viti 2007 deri në vitin 2008 është nënpunës ligjor dhe këshilltar ligjor në Zyrën e avokaturës “Markovska dhe Andrevski”.

Është i diplomuar në Fakultetin juridik “Justiniani i parë”, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe e ka dhënë provimin e jurisprudencës.

Në kohën e angazhimit të tij profesional dhe politik, Nikollovski ka marrë Diplomë për specializim në menaxhmentin politik në Universitetin e ri bullgar, në suaza të programit Shkolla bullgare për politikë dhe Këshillit të Evropës.

Sekretari gjeneral është magjistër në Programin për studime master për të drejtën administrative dhe administratë publike në Fakultetin e drejtësisë “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Ljupço Nikollovski merr pjesë në disa asociacione, siç janë: Shoqata e juristëve të RM-së, Shoqata maqedonase e juristëve të rinj dhe në Odën e avokatëve të Maqedonisë.

KONTAKT;

Tel: +38923293130
Fax: +38923293114
Mail: ljupcho.nikolovski@sdsm.org.mk
Adresa: Bihaqka 8, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut