Zëvendëskryetare e LSDM-së – Radmilla Shekerinska

Radmilla Shekerinska është zëvendëskryetare e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Më 31 maj të vitit 2017, Radmilla Shekerinska është zgjedhur ministre e mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut. Në seancën e parë të Qeverisë, më 5 qershor të vitit 2017 është zgjedhur zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë zëvendëskryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për integrimet evropiane dhe koordinatore për ndihmë të jashtme. Në kohën e mandatit të saj, Republika e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shekerinska ka qenë e zgjedhur për deputete në katër mandate (1998-2002, 2006-2008, 2008-2011 dhe 2011-2014). Ka udhëhequr me Këshillin nacional për integrime evropiane që nga themelimi në vitin 2014. Ka qenë anëtare e shumë komisioneve: Komisioni për punë të jashtme, Komisioni për punë dhe politikë sociale, Komisioni për çështje evropiane, Komisioni për të rinj dhe mjedis jetësor dhe Komisioni për arsim.

Radmilla Shekerinska ka qenë Kryetare e LSDM-së nga viti 2006 deri në vitin 2008. Ajo është gruaja e vetme që deri tani ka udhëhequr një nga partitë më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, ka qenë nënkryetare e LSDM-së, si dhe kryetare e Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë.

Shekerinska është anëtare e Presediumit të Partisë së socialistëve evropianë (PES) e cila i bashkon të gjitha partitë socialdemokrate, socialiste dhe laburiste në Evropë. Në vitin 2008 është zgjedhur si një nga nënkryetaret e Internacionales socialiste (SI), funksion që e ka kryer deri në vitin 2011.

Në vitet 2009 dhe 2012, Shekerinska ka qenë Shefe e misioneve mbikëqyrëse të OSBE/ODIHR për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Kirgistan dhe Armeni.

Shekerinska është fituese e çmimit Lider i/e ri global, të cilin e jep Forumi ekonomik botëror.

Radmilla Shekerinska është magjistër për marrëdhëniet ndërkombëtare në shkollën “Fletcher” për drejtësi dhe diplomaci, në Universitetin Tafts, SHBA. Është e diplomuar në Fakultetin elektroteknik në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.

Është e lindur më 10 qershor të vitit 1972. E martuar me Bozhidar Jankovskin me të cilin e kanë vajzën Ada. Flet gjuhën angleze dhe franceze.

KONTAKT:

Tel: +38923293112
Faks: +38923293114
Mail: radmila.sekerinska@sdsm.org.mk
Adresa: Bihaqka 8, 1000 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut