Azhurnimi dhe regjistrimi i anëtarësisë
Azhurnimi dhe regjistrimi i anëtarësisë
Ju falënderojmë që së bashku jemi pjesë e familjes socialdemokrate. Në vazhdim janë informatat bazike për procesin e azhurimit të anëtarëve dhe regjistrimin aktiv për procedurën e cila fillon më 18.01.2020.
1. Ekipet në nivel të Këshillit vendor i kontaktojnë të gjithë anëtarët e LSDM-së në nivel vendor
Ekipe për azhurimin e anëtarëve të LSDM-së dhe regjistrim aktiv (në nivel të këshillit vendor) janë të obliguar t’i kontaktojnë të gjithë anëtarët e LSDM-së në Këshillin vendor dhe/ose personalisht t’i vizitojnë të gjithë anëtarët dhe individualisht të bëjnë plotësimin e Formularit të përgatitur për azhurimin e anëtarësisë dhe regjistrimin aktiv. Aktivitetet realizohen në përputhje me të gjitha rekomandimet për mbrojtje nga KOVID-19.
2. Formulari i plotësuar dorëzohet në Komisionin komunal për azhurim të anëtarëve dhe regjistrim aktiv.
Kështu, formularët e plotësuar individualisht për azhurim të anëtarësisë dhe regjistrim aktiv me të dhënat e tërësishme të vendosura (të nënshkruara personalisht nga anëtari për të cilin kryhet azhurimi) ekipet në nivel lokal i dorëzojnë tek Komisioni komunal për azhurim të anëtarëve të LSDM-së dhe regjitrim aktiv.
3. Komisioni komunal i fut të dhënat në bazën e të dhënave
Të dhënat e secilit anëtar të, Komisioni komunal i fut në formë elektronike në bazën e të dhënave për anëtarësi.
4. Mundësi për paraqitje online për azhurim dhe regjistrim aktiv
- Azhurimi i anëtarëve dhe regjistrimi aktiv mund të realizohet edhe individualisht, përmes paraqitjes online.
- Sistemi për paraqitje online mundëson që çdo anëtar të paraqitet për azhurim të të dhënave, në Formular elektronik, ku paraqitja dërgohet tek Komisioni komunal. Ky Komision është i detyruar ta vizitojë anëtarin e paraqitur dhe të veprojë sipas dispozitave nga Rregullorja tashmë e gatshme.
- Në momentin që do të vërtetohet se ekziston mundësi për azhurim të të dhënave dhe regjistrim aktiv, të njëjtat do të vendosen në sistemin qendror.
5. Anëtarë të rinj
Në tërë periudhën e procesit për azhurimin e anëtarëve do të mundësohet edhe anëtarësimi i anëtarëve të rinj të LSDM-së, si dhe regjistrimi aktiv i tyre.
Në bazë të nenit 9 alineja 2 dhe 3 nga Statuti i LSDM-së, personi që gjatë procedurës për Azhurim dëshiron të angazhohet në radhët e LSDM-së, detyrimisht plotëson formularin e aplikimit.
Kryetari i OK vepron sipas procedurës së paraparë në Statutin e LSDM-së.
6. Mundësia për të paraqitur ankesë
Nëse dikush vlerëson se në çfarë do mënyre i është shkelur e drejta për azhurim si anëtar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe regjistrimit aktiv, mund të paraqesë ankesë deri tek Këshilli mbikëqyrës i LSDM-së.
- Ankesa e arsyetuar e shkruar në letër për mohim eventual të së drejtës së azhurimit për anëtar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe regjistrimit aktiv, dorëzohet tek Këshillimi mbikëqyrës i LSDM-së, ne letër, në zarf të mbyllur duke shënuar ankesë deri te Këshilli mbikëqyrës i LSDM-së, më së voni 8 ditë pas përfundimit të procesit të azhurimit dhe regjistrimit aktiv në përputhje me afatet, në selinë e LSDM-së, rr. Pavel Shatev nr.8, Shkup.
- Pas skadimit të 8 ditëve të parapara për depozitimin e ankesave, Këshilli mbikëqyrës ka 8 ditë për të marrë një vendim përfundimtar mbi ankesat.
- Në rast të vendimit pozitiv nga ana e KM, Komisioni komunal është i detyruar që në afat prej 3 ditëve ta azhurojë paraqitësin e ankesës.
7. Për anëtarët nga jashtë ka formë të veçantë online për paraqitje për azhurim dhe regjistrim aktiv e cila mund të plotësohet në linkun e mëposhtëm.
*Vërejtje e rëndësishme: Të gjitha hapat dhe aktivitetet realizohen në përputhje me rekomandimet dhe masat për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve dhe anëtarsisë.
Nëse keni pyetje shtesë, në dispozicion ju qëndron organizata komunale ose direkt në selinë e LSDM-së në telefonin: 02/3293-100