fbpx

Kryetar i LSDM-së – Dimitar Kovacevski

Është lindur në vitin 1974 në Kumanovë, doktor I shkencave të ekonomisë, profesor i Asociuar në Fakultetin për ekonomi dhe menaxhment në Universitetin “Amerikan kolexh – Shkup”. Ligjërues në studimet universitare, pasdiplomike dhe tëdoktoraturës, autor i shumë punimeve shkencor nga fusha e ekonomisë dhe menaxhmentit të botuara në revista dhe konferenca shkencore ndërkombëtare.

Karrierën profesionale e fillon në  SHA Telekomi i Maqedonisë si bashkëpunëtor për financa dhe koordinator për rregullimin dhe harmonizimin e kontrollit të financave (1998-2005), ndërsa më pas avancohet në pozitat menaxheriale, drejtor për menaxhim me marketingun dhe shitjen (2005-2008), drejtor i komunikimeve të marketingut (2008-2010), drejtor i komunikimeve (2010-2016) dhe drejtor i shitjeve (2016-2017). Ka qenë pjesë e brend- komunitetit ndërkombëtar dhe komunitetit ndërkombëtar për komunikime nëDojçeTelekom (2008-2016). Më pas bëhet Drejtor ekzekutiv i ONE-Vip Maqedoni, A1 Maqedoni, pjesë e GrupacionitTelekomi i Austrisë (2017-2018). Është pjesë e krijimit të një kompanie start up të teknologjisë së lartë për prodhimin dhe zhvillimin e elementeve për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme (2018-2020). Gjatë karrierës profesionale ka punuar në shumë projekte korporatave për integrimin e proceseve biznesore me qëllim rritjen e efikasitetit dhe profitabilitetin e kompanive. Është pjesë e ekipeve projektuese për implementimin e sistemit integral për menaxhim me punën materiale dhe financiare SAP dhe sistemit integral për menaxhim me klientë SRM. 

Shkollimin e mesëm e ka filluar në gjimnazin “Goce Dellçev” në Kumanovë, dhe e ka përfunduar në gjimnazin “VotervillElizianMoristaun” nëMinesota, SHBA. Në vitin 1998 ka diplomuar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, Shkup, Fakulteti ekonomik, dhe në të njëjtin edhe ka magjistruar në vitin 2003. Studimet e doktoraturës për ekonomi i ka përfunduar në Fakultetin ekonomik në Universitet Mali i Zi në vitin 2008, ku ka marrë titullin doktor i shkencave të ekonomisë.

Formimin profesional e vazhdon në Shkollën për Biznes pranë Universitetit tëHarvardit në vitin 2011, Kolikoliumin për sipërmarrësi evropiane në Universitetin teknik nëMinhen ku merr titullin EFER EEC alumni në vitin 2015, pastaj në Shkollën e Roterdamit për Menaxhment pranë Universitetit Erasmus në Holandë në vitin 2016 dhe Shkollën e biznesit EADA në Barcelonë, Spanjë në vitin 2017.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, e zotëron edhe gjuhën gjermane dhe është përdorues i shumë sistemeve të integruara të informacionit. 

Karrierën akademike e ka filluar si asistent profesor nëUniveristetin Nju Jork në Shkup (2009-2012), ndërsa e vazhdon si docent në Fakultetin “Amerikan kolexh – Shkup” (2012-2018). Në vitin 2018 është zgjedhur si profesor i asociuar në Fakultetin për ekonomi dhe menaxhment në Universitetin “Amerikan kolexh – Shkup”.

Është pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare dhe vendore në mes të cilave janë projektet mikro-masters dhe mobilitet virtual i realizuar nga  Universiteti VitautasMagnus – Lituani, Shkolla e biznesit DOBA – Slloveni, Unversiteti i Stabollit – Turqi dhe IKS Shkup (2020), Projekti për konkurrencë lokale dhe regjionale (PLRK) dhe SB, Nënprojekti: Kapacitetet dhe inovacionet në shërbimet turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike lokale në Maqedoninë e Veriut i realizuar nga Finance think dhe Instituti për hulumtime dhe politika ekonomike Shkup (2019), Projekti për rritjen e konkurrencës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i realizuar nga Instituti për hulumtime dhe politika ekonomike Shkup (2019) dhe Projekti e-PROFMAN, Programi për zhvillim profesional për menaxhmentinovativ, lidership dhe komunikime strategjike i realizuar nga Shkolla e biznesit DOBA – Slloveni, Universiteti i Stambollit – Turqidhe IKS Shkup (2016-2017).

Nga viti 2020 e ka kryer funksionin e zëvendësministrit të financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Si pjesë e Këshillit ekonomik, në mënyrë aktive ka marrë pjesë në krijimin e masave për menaxhim me pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e virusit dhe ndihmat për qytetarët dhe kompanitë.

Më 12.12.2021 në zgjedhje brendapartiake të jashtëzakonshme është zgjedhur kryetar i LSDM-së.