fbpx

Programi për zgjedhjet parlamentare 2020 – Mundemi

Shtet i qëndrueshëm me ekonomi zhvillomore dhe konkuruese

Krizën e shkaktuar nga koronavirusi e pamë si një mundësi për transformim të shpejtë të ekonomisë sonë. Për qytetarët dhe kompanitë, në kohë të duhur krijuam masa për ballafaqim me efektet ekonomike nga kriza. Kemi shtet i cili i mbron vendet e punës. Ekonomia e re e vendit krijon vende të reja të punës për të gjithë qytetarët. Ne jemi shtet me jetesë të përshtatshme e cila kujdeset për të gjithë dhe në të cilin të gjithë kemi të ardhura. Ndërtojmë sistem i cili i mbron punëtorët dhe në të cilin puna e punëtorëve vlerësohet dhe paguhet. Paga nga e cila na mbetet edhe për jetesë. Ndërtojmë shtet në të cilin të rinjtë mbesin këtu, kontribuojnë dhe përparojnë. Shtet në të cilin të rinjtë e shohin ardhmërinë e tyre. Shtet i cili investon në të rinjtë dhe i zhvillon krah për krah me bashkëmoshatarët e tyre nga Evropa.

Shtet me system shëndetësor evropian i përkushtuar në nevojat e qytetarëve

Kontribuojmë në shëndetësinë, prandaj kemi sistem shëndetësor në  të cilin shërbimet janë në dispozicion për të gjithë. Mjekët dhe punonjësit e mjekësisë janë të motivuar të kujdesen për shëndetin e qytetarëve, ndërsa shërbimet shëndetësore i fitojnë të gjithë, në mënyrë të barabartë shpejtë dhe me cilësi të lartë. Kapacitetet në shëndetësi, qendrat klinike, spitalet dhe ambulancat janë në zhvillim të vazhdueshëm.

Shtet ligjor dhe i drejtë

Jemi duke larguar plotësisht gruevizmin dhe mbetjet e tij në gjyqësor. Gjithë fuqinë dhe energjinë e investojmë në vënien e rendit, një herë e përgjithmonë. Krijojmë një shtet në të cilin ndëshkohen fajtorët ndërsa të drejtët përparojnë.

Shtet evropian, anëtare e NATO-s, krah për krah me më të fuqishmit

Ne jemi NATO. E siguruam ardhmërinë e atdheut tonë. Sot jemi të qëndrueshëm dhe të sigurt. Nuk jemi më vetëm, jemi pjesë e një aleance të madhe që na mbron dhe në të cilën dëgjohet zëri ynë. Evropianizimi na sjell rend, disiplinë, ndryshim dhe ardhmëri. E sjellim Evropën në shtëpi.

Ekologjike e gjelbër

Ndërmarrim hapa të guximshme për mbrojtjen e natyrës. E pastrojmë tokën, ujin dhe ajrin nga pakujdesia. Investimi në qëndrueshmërinë ekologjike është investim në ardhmërinë. E ndryshojmë ndotjen me energji diellore dhe gaz.

E digjitalizuar

Ylli Ballkanik udhëheqës në digjitalizim. Ndërtojmë infrastrukturë digjitale e cila do të lartësojë shtetin mes atyre konkurruese, moderne. Është koha për revolucion të ri, revolucion digjital. I kursejmë kohën dhe paratë e qytetarëve duke i dërguar sportelet në histori.

Inovative, për të rinjtë

Krijojmë mjedis në të cilin të rinjtë do i forcojnë aftësitë sipërmarrëse, të inovacionit dhe kreativitetit. Shoqëro e cila inkurajon përdorimin e talenteve dhe shkathtësive për përmirësimin e shoqërisë.

SHKARKO PROGRAMIN E PLOTË!