fbpx

Bordi Ekzekutiv

  1. Blagoj Boçvarski

Blagoj Bocvarski u emërua nënkryetar i LSDM-së në vitin 2017 dhe mbetet në këtë pozicion deri në vitin 2019.

Më 5 nëntor 2017, ai emërohet si kryetar i Komunës se Shtipit.

Më Dhjetor 2016, Boçvarski zgjidhet deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vitin 2014, Boçvarski ishte përzgjedhur për kryetar të Komisionit për transport dhe lidhje 

Në 2013 ai u përzgjodh anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së.

Në vitin 2011, Boçvarski u zgjodh anëtar i Bordit Ekzekutiv të RSDM- së.

Blagoj Boçvarski është diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe i është të dhënë titulli Inxhinier arkitekt i diplomuar.

Boçvarski është i autorizuar për projektimin dhe ndërtimin e Odës së Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është i certifikuar për përdorimin e programit 3DS MAX, i njeh në mënyrë të shkëlqyeshme programet Auto Cad dhe Archi Cad.

  1. Renata Deskoska

Renata Deskoska është antare e Bordit ekzekutiv të LSDM-së nga qershori i vitit 2019.

Nga 1 qershor 2017, ajo mori funksionin e ministers së arsimit dhe shkencës të Republikës së Maqedonisë se Veriut, por vitin e ardhshëm në qershor të 2018 ajo u zgjodh si ministre e drejtësisë, funksion ky që vazhdon ende ta kryej.

Në 2014 dhe në 2016 është zgjedhur si deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në periudhën nga 2015 deri në dhjetor të 2016-ës, Deskska e ka kryer funksionin e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, tashmë Republika e Maqedonisë së Veriut, nga shtatori edhe Shefe e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në asamblesë parlamentare të OSBE-së.

Që nga shtatori i vitit 2015, si anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ajo u emërua gjithashtu anëtare e komisionit ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari në 2017, dhe anëtare e komisionit ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të monitoruar zgjedhjet presidenciale të Serbisë 2017.

Në vitin 2012, me sugjerimin e Komisionit të Venecias, Prof. Dr. Renata Deskoska është zgjedhur anëtare e Panelit Këshillues të ODIHR (ODIHR Advisory Panel of Experts on Freedom of Religion or Belief).

Nga viti 1995 deri në vitin 1998 ajo ishte demostruese në Fakultetin e Drejtësisë – Shkup, dhe në vitin 1999 ishte e punësuar si asistente në të njëjtin fakultet, ku në vitin 2012 u zgjodh profesoreshë e rregullt në fushën shkencore të së drejtës kushtetuese dhe të sistemit politik.

Me përvojën e saj profesionale, Deskoska paraqitet edhe si eksperte e brendshme në “Kuadrin Ligjor dhe Institucional për Dialog Ndëretnik” (2009), anëtare e grupit të punës për përgatitjen e “Strategjisë Kombëtare për Integrimin e Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Evropian”(2003), Këshilltare për çështje Kushtetuese dhe Ligjore në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut (2004-2009), dhe anëtare e komisionit ad-hoc për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit 2012 .

Ajo ka botuar 38 punime në gjuhën angleze, 14 punime në gjuhën maqedonase, dhe ka marrë pjesë në më shumë se 35 projekte vendase dhe të huaja. 

  1. Kostadin Kostadinov

Lindi më 22 Mars 1990 në Strumicë, ku edhe sot jeton. U diplomua në vitin 2011 në Fakultetin Ekonomik në Universitetin FON në Shkup.

Në vitin 2017, ai filloi me studimet pasuniversitare, duke u diplomuar në “Menaxhim Financiar” në Universitetin MIT në Shkup.

Ai filloi përvojën e tij të punës si një biznesmen i ri në fushën e ndërtimit dhe sipërmarrjes në  kompaninë e tij.

I përkushtuar për të kontribuar në zhvillimin e vendlindjes së tij dhe interesin e bashkëqytetarëve të tij, nga 2013 deri në 2016 ai ishte këshilltar në Këshillin e Komunës së Strumicës.

Ai ishte kryetar i të rinjve të LSDM-së në Strumicë në periudhën nga 2010 deri në 2018.

Në shkurt 2017, Kostadinov mori përsipër detyrën e Kryetarit të Komunës së Strumicës, të cilën e mbajti deri në nëntor 2017.

Që nga viti 2017, Kostadinov është deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga LSDM dhe koalicioni.

Që nga viti 2018, ai ka qenë zëdhënës i LSDM-së.

Ai flet anglisht dhe zoton turqishten rrjedhshëm.

  1. Esra Salihi

Në vitin 2017, Esra Salihi u emërua anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së.

Salihi është diplomuar në Fakultetin e Filologjisë Blaze Koneski – në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

  1. Gjoko Tanasovski

Në vitin 2013, Gjoko Tanasoski u zgjodh anëtar i Bordit Qendror të LSDM-së dhe do të qëndrojë në atë detyrë deri në vitin 2019.

Nga 2017 deri në 2019, Tanasoski punon si Drejtor i Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga 2009 deri në 2017 ai ka punuar si Menaxher i Degës në Kroacia Insurance AD ​​- Shkup.

Në vitin 2009 ka punuar si agjent shitje në “EUROLINK Sigurime AD” Shkup, kompani e sigurimeve.

Më parë, nga 2005 deri në 2007 ka punuar si menaxher i tregtisë ndërkombëtare në kompaninë ndërkombëtare” LTH Learnica’ – Dega e Ohrit.

Në 1997 u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi dhe i është dhënë titulli i Inxhinier i diplomuar i makinerisë.

Në vitin 2006 mori titullin magjistër nga Institucioni i CITY Liberal Studies të Universitetit të Sheffield, Selanik, Greqi, në programin Biznes menaxhment.

  1. Vesna Gershan

Vesna Gershan është anëtare e Bordit ekzekutiv të LSDM-së nga qershori i vitit 2019.

Më herët ka qenë anëtare e BQ të LSDM-së.

Nga viti 2010 deri më sot punon si profesoreshë në Institutin për fizikë, pranë fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Më parë, nga vitit 2002-2010 ka punuar si Fizikante mjekësore në Klinikën universitare për radiologji, Shkup.

Ka biografi të pasur, të mbushur me pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare në fushën e saj ku është profesioniste, ndërsa merr pjesë edhe në shumë organizata shkencore.

Merr pjesë në shumë konferenca, punëtori dhe takime punë të njohura ndërkombëtare.

Në vitin 1996 ka diplomuar në Fakultetin matematiko-natyror si inxhiniere e fizikës, ndërsa në vitin 2003 ka magjistruar në të njëjtin fakultet.

Në vitin 2009 bëhet dokotr e fizikës në Fakultetin matematiko-natyror, Shkup.

Paraprakisht, në vitin 2008 pajiset me diplomë edhe nga Fakulteti i mjeksisë në Shkup, në fushën e fizikës mjeksore nukleare.

  1. Vasko Taleski

Vasko Talevski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së që nga qershori 2019.

Më parë, ai ishte anëtar i Bordit Ekzekutiv të Asamblesë së Përgjithshme të Manastirit dhe për dy mandate anëtar i Komitetit Qendror të LSDM-së

Nga viti 1994 e deri më sot ai ka punuar si avokat, dhe më parë ka fituar përvojë pune në Gjykatën e Qarkut nga 1985-1994, ku ishte i punësuar.

Talevski është diplomuar për drejtësi, i cili ka dhënë provimin e jurisprudencës dhe ka kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Drejtësisë në Manastir.

  1. Tanja Stojanovska Ivanova
  2. Dragan Tevdovski

Dragan Tevdovski ka qenë Ministri i Financave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga viti 2017.

Në vitin 2013, Tevdovski u emërua anëtar i Bordit Qendror të LSDM-së dhe Bordit Ekzekutiv të LSDM-së.

Nga dhjetori 2002 deri në 2017, Tevdovski ka punuar në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Në vitin 2006, Tevdovski mori titullin magjistër nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Beogradit, R. Serbia.

Në vitin 2013-2014, ai përfitoi një bursë postdoktorale në CREATES, Universiteti Aarhus në Danimarkë, në fushën e ekonometrisë.

Tevdovski u zgjodh profesionisti më i mirë në fushën e shkencave sociale për vitin 2015, në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi.

Ai ka qenë koautor i dy librave shkollorë universitarë (Statistikat mbi biznesin dhe ekonominë dhe hyrje në analizën e serive kohore) dhe dy monografi shkencore. Ai ka botuar 45 punime shkencore dhe 8 analiza politike.

  1. Frosina Remenski

Frosina Remenski është deputete e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në qershor 2017, ajo u zgjodh nënkryetare e Bordit Qendror të LSDM-së.

Në Nëntor 2015, me marrëveshjen e 2 Qershor-15 Korrik, ajo u zgjodh Ministre e re e Punës dhe Politikës Sociale në Qeveri, e cila do të organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 2016.

Në vitin 2013, ajo u zgjodh nënkryetare e LSDM-së.

Nga 2009 deri në 2013, ajo ishte anëtare e Këshillit të Sigurisë dhe Integrimit në NATO.

Ajo ka qenë Shefe e Departamentit të Shkencave të Policisë në Fakultetin e Sigurisë – Shkup që nga viti 2010. Nga Tetori 2012 deri në Prill 2013 në Fakultetin e Sigurisë ajo kishte funksionin  e Prodekanes për çështje mësimore-shkencore.

Nga viti 2007 deri në 2015, ajo ka punuar në Fakultetin e Sigurisë si Profesoreshë në fushën e  shkencave të policisë, Menaxhimin e konflikteve dhe Diplomacinë preventive. Nga viti 2004 deri në 2007 në Akademinë e Policisë (tani Fakulteti i Sigurisë – Shkup), ajo ka punuar si asistent në fushën e shkencave të policisë dhe menaxhimit të konflikteve.

Nga viti 2000 deri në 2003 ka punuar në Fakultetin Filozofik në Institutin e Sociologjisë si asistente.

Ajo doktoroi në vitin 2007 në Fakultetin filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup, në fushën e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e minoriteteve me temën “Pakica kombëtare maqedonase në vendet fqinje: Kushtet moderne “.

Ajo mori titullin magjistër në vitin 2004 nga Fakulteti Filozofik në Universitetin  Shën Kirili dhe metodi” – Shkup në fushën e marrëdhënieve ndëretnike dhe të drejtat e minoriteteve me temën “Shqiptarët dhe Maqedonasit: Ndërveprimi Etnik në Republikën e Maqedonisë, para dhe pas konfliktit të vitit 2001”.

Ajo është autore e më shumë se 70 punimeve shkencore dhe profesionale në fushën e interesit kërkimor, botuar në revista shkencore vendase dhe të huaja.

Për monografinë “Pakica Kombëtare Maqedonase në vendet fqinje: Kushtet Bashkëkohore”, në vitin 2008 ajo fitoi çmimin shtetëror “Goce Dellçev”.

Ajo u diplomua në vitin 1999 në Fakultetin Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup, si një nga studentët e gjeneratës 1995/1996.

Shkollimin e mesëm e përfundoi në vitin 1995 në Kriva Pallankë.

Lindi më 22 shkurt 1977 në Kriva Pallankë. e martuar, nënë e dy fëmijëve, Petar dhe Nikolla.

 

  1. Katifa Shikovska
  2. Stefan Bogoev

Stefan Bogoev është anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së që nga qershori 2019.

Që nga viti 2017, ai ka kryer funksionin e Kryetarit të komunës së Karposhit, duke fituar shumicën e votave në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2017.

Në Dhjetor 2016, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ai u përzgjodh si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, tani Republikës së Maqedonisë së Veriut, për herë të dytë, pasi edhe më parë në vitin 2014, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ai u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë , tani Republika e Maqedonisë Veriore.

Bogoev ka marrë pjesë në disa trajnime dhe punëtori për zhvillimin e aftësive dhe për “time management” (menaxhimin e kohës si çelës për funksionimin efikas), për punën ekipore, për zhvillimin e aftësive të komunikimit. Ishin ndër punëtoritë më të rëndësishme ku ai mori pjesë dhe fitoi njohuri në këtë sferë.

Merr pjesë në një numër konferencash, punëtorishë dhe debate. Midis tyre është konferenca e udhëheqësve të rinj në Erbil, Kurdistan – Irak. Punëtori dhe debate mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, Bashkimin Evropian dhe Aleancën e NATO-s (maj 2014). Si dhe ka marrë pjesë në një punëtori të IRI (Instituti Ndërkombëtar Republikan) në Vilnius, Lituani.

Gjatë vizitës së tij studimore në Uashington, ai vizitoi Shtëpinë e Bardhë, Kongresin Amerikan.

Në vitin 2011, Stefan Bogoev u diplomua në Administratë Biznesi në Kolegjin amerikan Shkup.

Ai gjithashtu ka titullin magjistër në Kolegjin amerikan – Shkup, “Ekonomia e aplikuar”, në anglisht.

Rrjedhshëm e zoton gjuhën angleze.

  1. Keti Vasilevska

Në vitin 2017, Keti Vasileska u emërua anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së.

Ajo u diplomua në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore – UEJL.

Që nga tetori i vitit 2018,  ka punuar si konsulente për planifikimin, zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ajo më parë ka punuar si bashkëpunëtore dhe noter ndihmëse.

Vasileska ka dhënë provimin për noter dhe jurisprudencë dhe posedon Certifikatë për auditor të brendshëm për ISO standarde dhe Certifikatë të Trajnimit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

  1. Nina Velkova

Nina Velkova është anëtare e bordit ekzekutiv të LSDM-së, e zgjedhur në qershor 2019.

Nga viti 2018 – deri sot, Velkova punon si bashkëpunëtore e jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut e grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit.

Nina Velkova është diplomuar në vitin 2015 si inxhiniere në logjistikë industriale dhe që nga viti 2018 është në ciklin e dytë të studimeve në Fakultetin e Shkencave natyrore dhe teknike.

Ajo është menaxhere/planifikuese me profesion.

Velkova është kryetare e Bordit vendor 856 nga 2013 deri sot.

Dhe më parë ajo ishte anëtare i Bordit Ekzekutiv Lokal të Rinisë 2013, punon në Qendrën për Komunikime nga viti 2016 në Koçani dhe është anëtare e BE të LSDM-së, viti 2017.

Ajo është sekretare e Shtabit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

Velkova ka një njohuri të shkëlqyeshme të gjuhëve të huaja dhe njohëse e kompjuterit.

  1. Petre Shilegov

Petre Shilegov ka qenë anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së që nga qershori 2019.

Ai u zgjodh kryetar i qytetit të Shkupit në vitin 2017, duke u bërë kështu kryetari i parë i Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM-së të Maqedonisë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, ai u zgjodh deputet në kuvendin e Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut. Ai fitoi mandatin e tij të dytë radhazi si deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 dhe do ta mbajë këtë pozicion deri në tetor 2017.

Nga viti 2013, ai ishte zëdhënës i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë deri në vitin 2016, kur u zgjodh nënkryetar i partisë.

Në suaza të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai ka qenë deputet aktiv i disa komisioneve parlamentare dhe këshillave, përfshirë kryetarin e Komisionit Hetimor për skandalin e përgjimeve, anëtar i Komisionit të Përhershëm Hetimor për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut dhe kryetar i Grupit Parlamentar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë dhe të tjera.

Në 2005, ai ishte kryetari i Komisionit të shkallës së dytë të ankesave të prokurimit publik.

Shkollimin e mesëm e mbaroi në shkollën e atëhershme Boris Kidriç, dhe u diplomua në Fakultetin Juridik në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup në 1995.

Dy vjet më vonë, në 1997, ai kaloi provimin e jurisprudencës dhe filloi karrierën e tij profesionale si avokat në zyrën e avokaturës “Petre Shilegov” në 1999.

Në prill 2018, Shilegov u zgjodh nënkryetar i parë i NALAS (Network of Associations of Local Authorities of South East Eruope), një rrjet prej 14 shoqatave që përfaqësojnë rreth 9,000 qeveri lokale të zgjedhura drejtpërdrejt nga një elektorat i më shumë se 80 milion qytetarëve nga Evropa juglindore.

Petre Shilegov është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

  1. Marinela Ojleska

Anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së që nga viti 2017, dhe në zgjedhjet lokale të të njejtit vit është pjesë e listës për këshilltarë të LSDM-së dhe partive të koalicionit.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, Ojleska ishte në krye të departamentit të analitikës në LSDM- në e Strugë.

Nga viti 2009-2013 Ojleska ishtë anëtare e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Strugë.

Në vitin 2013, Oljesla u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, dhe aktualisht po studion masterin në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Që nga shkurti 2019, Ojleska punon si zyrtare tatimore në Drejtorinë e të ardhurave publike.