Ne jemi shokët e juaj të lagjes dhe shokët e juaj në kohë të vështira.
Ne jemi pjesë e historisë së Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe së bashku me ju e ndërtojmë të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ne në Lidhjen Social-Demokrate të Maqedonisë jemi fuqishëm të përcaktuar për një Republikë të Maqedonisë së Veriut e cila është ekonomikisht e qëndrueshme, e lirë dhe demokratike në të cilën të gjithë qytetarët duan të jetojnë në vendin e tyre.
Prandaj, ndërtojmë shoqëri të qytetarëve të barabartë, të një klasë të mesme të gjërë dhe stabile, me sistem të drejtë taksash dhe shoqëror, një shtet me të rinj të motivuar dhe energjikë, Maqedonia e Veriut e të gjithëve: maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, romëve, boshnjakëve, vllahëve dhe të tjerëve, Republika e Maqedonisë së Veriut – vend anëtar i denjë i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në politikat tona, qytetari zë vendin e parë. Gjithkush e ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehurit, secili ka të drejtë për zgjedhje të lirë.
Ne i mbrojmë fëmijët, punëtorët, fermerët, prindërit vetushqyes. Ne besojmë se të gjithë duhet të kenë çati mbi kokë dhe punë të denjë. Ne i mbështesim ndërmarrjet dhe kapacitetet vendase. Ne angazhohemi për shëndet publik cilësor për të gjithë dhe edukimin cilësor për të gjithë duke u bazuar në shembujt e suksesshëm nga vendet e Bashkimit Evropian; për efikasitet energjetik; për infrastrukturë moderne dhe të sigurt rrugore; për media të lira; për gjyqësor të pavarur; për polici profesionale të qytetarëve; për administratë profesionale për qytetarët; për respektimin të identitetit të artistëve dhe kulturë të hapur; për komuna të zhvilluara dhe të pavarura; për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër; për një ushtri të denjë; për tolerancë dhe paqe; për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar.
Ne punojmë të bashkuar, me solidaritet, me vendosmëri, me guxim dhe me besim të fuqishëm, për një Program real për një Republikë të përbashkët dhe të përparuar të Maqedonisë së Veriut.
Dhe ti mund të kontribuosh ose të jesh pjesë e jona.
Bashkohu me ne!
Anëtarësohu!
Социјалдемократски Сојуз на Македонија. Сите права се задржани