Kongresi është organi më i lartë i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.
Kongresi i LSDM-së përbëhet nga: delegatë të një numri të caktuar anëtarësh të organizatave komunale të LSDM-së, i përcaktuar me vendimin për thirrjen e Kongresit; Kryetari i LSDM-së; Nënkryetari i LSDM-së; Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së; Anëtarët e Bordit Qendror të LSDM-së dhe Bordit Mbikëqyrës të LSDM-së; kryetarët e organizatave komunale, anëtarët e Bordit qytetar të Organizatës së Qytetit të LSDM – Shkup, kryetari i LSDM-së dhe koordinatori i Forumit të Grave të LSDM-së, përkatësisht kryerësit e këtyre funksioneve në kohën e Kongresit; anëtarët e Grupit Parlamentar të LSDM-së, Ministrat dhe Zëvendësministrat e zgjedhur nga lista e LSDM-së dhe kryetarët e komunave të LSDM-së.
Mandati i delegatëve të kongresit zgjat 4 vjet.
Në Kongresin e fundit, i 19-të i LSDM-së, i mbajtur më 13.12.2015, u miratua Programi Zgjedhor i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për zgjedhjet e vitit 2016.
Kryetari aktual i LSDM-së, Zoran Zaev u zgjodh në Kongresin e 14-të të LSDM-së, të mbajtur më 02.06.2013.
Më poshtë janë të renditura datat e kongreseve të LSDM-së dhe vendimet e marra që nga fillimi i tyre.
Kongresi i 1-rë i LSDM-së u mbajt në 20 Prill 1991.
Në këtë kongres u zgjodhën bartësit e funksioneve të LSDM-së. Branko Crvenkovski u zgjodh kryetar i LSDM-së.
Kongresi i 2-të i LSDM-së u mbajt më 21 dhe 22 Prill 1995.
Në këtë Kongres u zgjodhën bartësit e funksioneve dhe anëtarët e organeve. Si kryetar I LSDM-së u zgjodh Branko Crvenkovski.
Kongresi 3-të i LSDM-së u mbajt më 6 shkurt 1999.
Në këtë Kongres janë zgjedhur bartësit e funksioneve dhe anëtarët e organeve. Si kryetar I LSDM-së është zgjedhur Branko Crvenkovski. Gjorgi Spasov është zgjedhur sekretar. Si nënkryetarë janë zgjedhur Vlado Buçkovski, Tome Trombev dhe Radmila Shekerinska.
Kongresi I 4-të i LSDM-së u mbajt më 8 shkurt 2003.
Në këtë Kongres janë zgjedhur bartësit e funksioneve dhe anëtarët e organeve
Brano Crvenkovski është zgjedhur kryetar i LSDM-së. Nikolla Qurkçiev është zgjedhur sekretar. Vlado Buçkovski, Ilinka Mitreva dhe Radmila Shekerinska janë zgjedhur si nënkryetarë.
Kongresi i 5-të i LSDM-së u mbajt në 25 nëntor 2004.
Në kongresin e jashtëzakonshëm, Vlado Buçkovski u zgjodh kryetar i LSDM-së. Nikolla Qurkçiev është zgjedhur sekretar. Ilinka Mitreva dhe Radmila Shekerinska janë zgjedhur nënkryetare.
Kongresi i 6-të i LSDM-së u mbajt më 5 nëntor 2006.
Në këtë Kongres janë zgjedhur bartësit e funksioneve të LSDM-së. Radmila Shekerinska është zgjedhur kryetare e LSDM-së. Goran Minçev është zgjedhur sekretar. Zoran Zaev, Igor Ivanovski dhe Jani Makraduli janë përcaktuar si kandidatë për nënkryetarë.
Kongresi i 7-të i LSDM-së u mbajt në 24 shkurt 2007.
Në këtë Kongres janë zgjedhur bartësit e funksioneve të LSDM-së. Radmila Shekerinska është zgjedhur kryetare e LSDM-së. Goran Minçev është zgjedhur sekretar. Zoran Zaev, Igor Ivanovski dhe Jani Makraduli janë zgjedhur nënkryetarë.
Kongresi i 8-të i LSDM-së u mbajt më 18 shtator 2008.
Zoran Zaev u zgjodh si kryetar i LSDM-së me mandat të kufizuar deri në kongresin e ardhshëm. Igor Ivanovski është zgjedhur sekretar. Jani Makraduli, Magdalena Nestorovska dhe Ljubomir Janev janë zgjedhur nënkryetarë.
Kongresi i 9-të i LSDM-së u mbajt më 24.05.2009.
Në kongres, si kryetar LSDM-së zgjidhet Branko Crvenkovski.
Kongresi i 10-të i LSDM-së u mbajt më 7 qershor 2009.
Në këtë Kongres janë zgjedhur bartësit e funksioneve të LSDM-së. Branko Crvenkovski është zgjedhur kryetar i LSDM-së. Andrej Petrov është zgjedhur sekretar. Gordan Georgiev, Zoran Zaev dhe Zoran Jovanovski janë zgjedhur nënkryetarë.
Kongresi i 11-të i LSDM-së u mbajt më 12 shtator 2009.
Statuti dhe Programi i LSDM-së u miratuan në këtë kongres.
Kongresi i 12-të i LSDM-së u mbajt më 02 maj 2011.
Në këtë kongres është miratuar Propozimi për listat e kandidatëve për deputetë të LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kongresi i 13-të i LSDM-së u mbajt më 3 korrik 2011.
Kongresi vendosi besimin e organeve të LSDM-së.
Kongresi i 14-të i LSDM-së u mbajt më 2 qershor 2013.
Në këtë kongres Zoran Zaev u zgjodh kryetar i LSDM-së.
Kongresi i 15-të i LSDM-së u mbajt më 30 qershor 2013.
Në këtë kongres Radmilla Shekerinska u zgjodh nënkryetare. U soll Statuti i ri i LSDM-së u miratua edhe Vendimi për bashkë-zgjedhjen e anëtarëve të Bordit Qendror të LSDM-së.
Kongresi i 16-të LSDM-së u mbajt më 4 Mars 2014.
Në kongres, Stevo Pendarovski u propozua si kandidat i LSDM-së për President të Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.
Kongresi i 17-të i LSDM-së u mbajt më 23 Mars 2014.
Në kongres u krijua një listë e kandidatëve për zgjedhjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë Veriore.
Kongresi i 18-të i LSDM-së u mbajt më 11 maj 2014.
Në këtë kongres u votua për kryetar të LSDM-së Zoran Zaev. Zëvendëskryetare e LSDM-së u votua Radmila Shekerinska. U votuan anëtarët e Bordit Qendror dhe Bordit Mbikëqyrës.
Kongresi i 19-të i LSDM-së u mbajt në 13 dhjetor 2015.
Kongresi ka miratuar Programin Zgjedhor të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për zgjedhjet e vitit 2016.
Социјалдемократски Сојуз на Македонија. Сите права се задржани