Që nga referendumi i vitit 1991, kur qytetarët deklaruan se dëshironin të jetonin në një Republikë sovrane dhe të pavarur të Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, LSDM me përgjegjësi u angazhua për ndërtimin e institucioneve në vend dhe filloi të hapë rrugën e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, kundrejt botës.
Ne kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë ura midis qytetarëve të vendit, pavarësisht nga dallimet mes tyre. Ne e dimë që vetëm së bashku mund t’i arrijmë qëllimet strategjike, integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ne kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë ura midis Republikës së Maqedonisë, tani Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të botës. Ne e dimë se interesi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është bashkëpunimi ndërkombëtar që hap tregje të reja dhe mundësi të reja për njerëzit dhe kompanitë, dhe stabilitet të sigurisë në vend.
Së bashku me qytetarët, ne i vazhdojmë politikat për ndërlidhje me ura brenda dhe jashtë vendit.
Fryt i përcaktimit tonë ndaj interesave të shtetit dhe interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë sukseset e shumta në nivelin ndërkombëtar që kanë të bëjnë me kohën kur LSDM e ka nderin të udhëheq me shtetin.
Më 14 dhjetor 1992, vetëm tre muaj pas formimit të qeverisë së parë politike në Maqedoninë e pavarur, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga LSDM-ja, Republika e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, u bë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Më 8 prill 1993, Republika e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, u bë një anëtare e barabartë e Kombeve të Bashkuara. (Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme A/RES/47/225).
Kjo datë e pozicionoi Maqedoninë e Veriut në skenën ndërkombëtare, si një shtet anëtar i bashkësisë ndërkombëtare, krah për krah me vendet e botës.
Presidenti Kiro Gligorov, iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në gjuhën maqedonase.
Më 12 tetor 1993, Republika Popullore e Kinës vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.
Më 16 dhjetor 1993, me shkëmbimin e dokumenteve zyrtare, në Shkup, gjashtë shtete anëtare të BE-së: Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Holanda dhe Danimarka, vendosën marrëdhënie të plota diplomatike me Republikën e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.
Dy vite më vonë, më 12 tetor 1995, Republika e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, u bë anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Më 9 nëntor 1995, Republika e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, u bë anëtare e Këshillit të Evropës, organizatë kryesore për të drejtat e njeriut.
Më 13 shtator 1995, Republika e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, vendosi marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në nëntor 1995, Republika e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, u bë një anëtare e barabartë e nismës së NATO-s, Partneriteti për Paqe.
Në qershor 1996, me nënshkrimin e notave diplomatike mes qeverive të Republikës së Maqedonisë, tani Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u nënshkrua marrëveshja SOFA, që e rregullon statusin e fuqive mes vendeve anëtare të Aleancës dhe Partneritetit për Paqe.
Më 11 mars 1996, Maqedonia, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, u bë vendi i 39-të i barabartë i Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut.
Nga janari 1997, Maqedonia, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, është anëtare e Procesit të Analizës dhe Planifikimit të NATO-s (PAPN).
Me këtë, Maqedonia e Veriut e ngriti nivelin e bashkëpunimit me Partnerët e Aleancës dhe u bë një nga vendet kandidate më serioze për anëtarësimin në NATO.
Më 4 prill 2003, Republika e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, u bë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
Më 4 nëntor 2004, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën Republikën e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, nën emrin e saj kushtetues.
Më 17 dhjetor 2005, Republika e Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Maqedonia, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, aplikoi për anëtarësim në BE më 22 mars 2004. Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga LSDM-ja punoi shumë për reformat e nevojshme dhe arriti sukses. Më 9 nëntor 2005, Komisioni Evropian vendosi që Maqedonisë, tani Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’i jepet statusi i vendit kandidat. Më 17 dhjetor 2005, Presidenca e Këshillit Evropian në Bruksel i dha Maqedonisë së Veriut statusin e një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Që prej vitit 2006, pasi ndodhi ndryshimi i qeverisë, integrimi euro-atlantik i Maqedonisë së Veriut u bllokua, dhe shteti dhe qytetarët përballen me një rënie të pashembullt në proceset demokratike të vendit dhe me një sistem të regjimit hibrid.
Gjithë kohës, LSDM-ja është përpjekur t’i kthejë proceset në normalitet, pa dëmtuar stabilitetin e qytetarëve dhe shtetit.
Më 24 dhjetor 2012, LSDM-ja së bashku me partitë e tjera opozitare dhe qytetarët, e kundërshtuan rrëzimin e demokracisë parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nga e cila u dëbuan gazetarët dhe deputetët me ndihmën e policisë, me urdhër të qeverisë. E organizuam lëvizjen “Rezistenca” për të bashkuar forcat demokratike dhe përparimtare në shoqëri.
Më 9 shkurt 2015, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë e hapën projektin historik “E vërteta për Maqedoninë”, i cili krijoi kushte për normalizimin e vendit. Me materialet e incizuara në mënyrë të paligjshme që i morëm nga patriotët në DSK dhe që i publikuam, i konfirmuam të gjitha abuzimet e qeverisë aktuale, dëmtimet ndaj qytetarëve, zgjedhjet kriminele, skandalet kriminale-korruptive, partizimin e gjyqësorit, mediave, institucioneve, sistemit shtetëror. Rezultati i një qeverisjeje të tillë është partizimi i plotë dhe privatizimi i shtetit, të cilin një grup i ngushtë i pushtetit e mori nga qytetarët dhe në këtë mënyrë ata u pasuruan ndërsa shumica e qytetarëve janë varfëruar. Kjo është arsyeja pse Republika e Maqedonisë së Veriut merr raporte kritike nga BE-ja dhe nuk mund të bëhet pjesë e familjes ndërkombëtare. LSDM-ja me projektin “E vërteta për Maqedoninë” e kundërshtoi sundimin e dhunshëm dhe e hapi rrugën për rinovimin dhe demokratizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lëvizjes mbi-partiake dhe qytetare që e formuam, iu bashkuan shoqatat qytetare, OJQ-të, individët, ekspertët, qytetarët e ndryshëm. Opinioni shoqëror është mobilizuar. Ky proces vazhdon. Tashmë është një proces i pandalshëm.
Социјалдемократски Сојуз на Македонија. Сите права се задржани