E dimë sesa kemi punuar me përkushtim dhe çfarë kemi krijuar për qytetarët dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut. E dimë dhe se çfarë mund të kishim bërë më mirë.
Si njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm, ne jemi të vendosur të forcojmë besimin e mbështetësve tanë, dhe të fitojmë besimin e qytetarëve me të cilët më shumë se kurrë jemi të nevojshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ndryshojmë dhe zhvillohemi. I ndjekim ekskluzivisht nevojat e qytetarëve dhe shtetit. Ne kujdesemi për çdo person dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ne jemi parti shtet-ndërtuese.
Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë si parti politike u themelua në 21 prill 1991.
Vendimi për ndryshimin e emrit nga SKM-PDP në LSDM u mor në Kongresin e 11-të të SKM-PDP, me iniciativën e Kryesisë së Komitetit Qendror më 14 shkurt 1991 dhe me propozimin e Komitetit Qendror më 23 shkurt 1991.
Në themelet tona është përcaktimi social-demokrat.
Themelet tona
I kemi rrënjët në idetë tradicionale majtiste që u formësuan në Konferencën e Parë të Socialistëve në Maqedoni, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, më 3 qershor (17) 1900 në fshatin Zhitoshë të Krushevës. Grupi politik i Vasil Gllavinovit u përcaktua për luftë çlirimtare të Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut dhe krijimin e një republike të pavarur me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga dallimet etnike, fetare, kulturore apo çfarëdo dallimi tjetër.
Idetë majtiste dhe socialiste kishin rrënjët e tyre edhe në Organizatën Revolucionare Maqedonase, bartës të idesë progresive të lirisë dhe krijimin e një shteti të pavarur, të lirë nga ndikimi i propagandës së huaj. Ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të krahut të majtë të lëvizjes revolucionare janë Goce Dellçev dhe Nikolla Karev.
Përparim thelbësor në formimin e organizatave socialiste dhe socialdemokrate u arrit në fitoren e Revolucionit të Turqve të Rinj (1908). Në të gjitha qytetet e mëdha u krijuan degë të tilla partiake.
Idetë majtiste dhe socialdemokrate kishin mbështetjen e popullatës edhe mes dy luftërave botërore.
Ideja socialdemokrate u bë më dominuese në Luftën e Dytë Botërore përmes Partisë Komuniste të Maqedonisë. Rezultati i saj ishte seanca e parë e KAÇKM-së më 2 gusht 1944, e cila shënoi fillimin e formimit të shtetit. U realizua aspirata shekullore për pavarësi dhe liri të qytetarëve të Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.
Këto ide dhe tradita shekullore janë themelet e LSDM-së.
Deri më sot, me sukses ballafaqohemi me të gjitha sfidat themelore të shtetit.
Zgjedhjet
Në zgjedhjet e para parlamentare, të mbajtura në 1990, Lidhja Social-demokrate, ende nën emrin SKM-PDP, fitoi zgjedhjet në raundin e parë, por i humbi ato në raundin e dytë. Megjithatë, për shkak të vështirësive në formimin e qeverisë, u formua Qeveria teknike në të cilën mori pjesë edhe LSDM-ja. Me përvojën, dijen dhe potencialin e saj të madh, LSDM-ja dha një kontribut të madh në miratimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, tani Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në vendosjen e themeleve të institucioneve shtetërore.
LSDM-ja është bartëse e Qeverisë së parë politike të Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut, të zgjedhur më 4 shtator 1992. Kryeministri i LSDM-së ishte Branko Crvenkovski. Kjo qeveri ka një rol të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të shtetit në vitet e para të pavarësisë, në një situatë me embargo, sanksione dhe izolim ndërkombëtar.
LSDM-ja me koalicionin Aleanca për Maqedoninë e fitoi besimin e qytetarëve në zgjedhjet e dyta parlamentare në vitin 1994. Lideri i LSDM-së, Branko Crvenkovski ishte kryeministër.
Në zgjedhjet presidenciale, të cilat u mbajtën së bashku me zgjedhjet parlamentare, kandidati i LSDM-së dhe koalicionit Aleanca për Maqedoninë, Kiro Gligorov mori besimin e qytetarëve që në raundin e parë të zgjedhjeve.
Në zgjedhjet lokale në vitin 1996, LSDM-ja mori mbështetjen më të madhe nga qytetarët duke fituar kështu 54 vende të kryetarëve të komunave.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1998, LSDM-ja fitoi 27 vende si parti më e madhe opozitare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë konfliktit ushtarak, në momentet kryesore për shtetin, ne e riafirmuam aftësinë tonë shtet-ndërtuese. LSDM-ja hyri në Qeverinë e Unitetit Kombëtar. LSDM-ja është një ndër katër partitë që e nënshkruan Marrëveshjen Kornizë të Ohrit më 11 gusht, 2001 dhe është mbështetëse e saj parësore deri më sot.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1999, kandidati i LSDM-së, Tito Petkovski fitoi besimin e qytetarëve në raundin e parë, por e humbi në raundin e dytë. Të gjitha organizatat përkatëse vendase dhe ndërkombëtare e vunë në pah numrin e madh të parregullsive dhe shkeljeve të rregullave zgjedhore.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2000, LSDM-ja me koalicionin Për Maqedoninë Së Bashku, i fitoi vendet e kryetarëve të komunave në të gjitha komunat e mëdha, edhe përkundër numrit të madh të parregullsive.
Në zgjedhjet e vitit 2002, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, Për Maqedoninë Së Bashku, fitoi 60 mandate dhe u bë krijuese e qeverisë së re. Kjo qeveri kishte për detyrë të stabilizonte situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike të vendit pas konfliktit ushtarak dhe të rivendoste reputacionin ndërkombëtar të vendit. Kryeministër ishte lideri i LSDM-së, Branko Crvenkovski.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, lideri i atëhershëm i LSDM-së dhe kryeministri Branko Crvenkovski u zgjodh president i Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut.
Hari Kostov u zgjodh kryeministri i ri. Në kongresin e jashtëzakonshëm të LSDM-së, Vllado Buçkovski u zgjodh lider i LSDM-së, i cili gjithashtu e udhëhoqi qeverinë në periudhën 2004-2006.
Në mandatin e kësaj qeverie, Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, dhe shteti u pranua nga bashkësia ndërkombëtare si një shtet kandidat serioz për anëtarësimin në NATO.
Në zgjedhjet lokale në vitin 2005, LSDM-ja në koalicionin Për Maqedoninë Së Bashku morën 36 mandate të kryetarëve të komunave, përkatësisht numrin më të madh të votave nga qytetarët në listat e kryetarëve dhe këshilltarëve.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, Për Maqedoninë Së Bashku fitoi 32 mandate.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat për herë të parë që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë, tani Republika e Maqedonisë së Veriut u mbajtën më 1 qershor, 2008, koalicioni Dielli – Koalicioni për Evropën, i udhëhequr nga LSDM-ja mori 27 mandate.
LSDM-ja i humbi zgjedhjet lokale dhe presidenciale të vitit 2009. Rezultatet treguan ulje të mbështetjes së qytetarëve ndaj pozitës, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet. LSDM-ja fitoi vendet e kryetarëve të komunave në Strumicë (raundi i parë), Kumanovë (raundi i parë), Ohër, Karposh, Vraneshticë (raundi i parë), Novo Selë, Debarcë (raundi i parë), në Makedonski Brod.
Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, kandidati presidencial i LSDM-së Ljubomir Danailov Frçkoski humbi ndaj kundërshtarit të tij në raundin e dytë.
Për ciklet e ardhshme zgjedhore, LSDM-ja kishte dyshime serioze për krime elektorale si dhe dëshmi për krime elektorale në proceset e zhvilluara zgjedhore, të cilat pritet të zbulohen më pas.
Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2011 ishin se LSDM-ja dhe koalicioni fitoi 42 vende.
Rezultatet e zgjedhjeve lokale në vitin 2013 ishin se u morën 4 mandate të kryetarëve të komunave nga LSDM-ja dhe koalicionit: në Qendër – Shkup, Strumicë, Kumanovë dhe Rankovcë.
Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014, ishin se kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski humbi ndaj kundërshtarit të tij.
Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2014 ishin se LSDM-ja dhe partnerët e saj të koalicionit fituan 34 mandate, si partia më e madhe opozitare.
Социјалдемократски Сојуз на Македонија. Сите права се задржани