Nënkryetarë
Pero Kostadinov
Pero Kostadinov është nënkryetar i LSDM-së.
Kostadinovështë i lindur në vitin 1987 nëVallandovë.
Shkollën fillore e ka përfunduar në SHF “StrashoPinxhur” nëJosifovë, të mesmen në “Goce Dellçev”, ndërsa fakultetin ekonomik e ka përfunduar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Nga viti 2013-2017 ka qenë sekretar i OK LSDM – Vallandovë, ndërsa nga viti 2021 është zgjedhur udhëheqës i Bordit qendror të LSDM-së.
Në periudhën e viteve 2015 deri në 2017 ka qenë këshilltar në Këshillin e komunës sëVallandovës. Nga viti 2017 si kandidat i LSDM-sëështë zgjedhur kryetar i komunës sëVallandovës. Në zgjedhjet e vitit 2021 është rizgjedhur kryetar me mandat të ri prej katër viteve dhe është zgjedhur nënkryetar i BNjVL.
I përfaqëson dhe i promovon qëndrimet dhe idetë socialdemokrate, si dhe angazhohet për shoqëri demokratike, të lirë dhe inkluzive.
Bisera Kostadinovska – Stojçevska
Bisera Kostadinovska – Stojçevskaështë nënkryetare e LSDM-së.
Është e lindur më 20 shkurt të vitit 1986 në Manastir.
Kostadinovska – Stojçevskaështë doktor shkence për gjuhë angleze. Karrierën e saj e ka filluar si profesoreshë në Fakultetin pedagogjik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
Si profesionaliste e dëshmuar në fushën e saj të veprimit, Kostadinovska ka marrë lëvdatë nga studentët për angazhimin e saj në organizimin e mësimit-online.
Nga viti 2020 e ushtron funksionin e deputetes së LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi” nënjësinë zgjedhore 5.
Fatmir Bytyqi
Fatmir Bytyqi është i lindur më 21.10.1975. Ka diplomuar për Biznes-Administratë, drejtimi i menaxhmentit në Universitetin e Tiranës, Shqipëri (1994-1999).
Bytyqiështë ekspert internacional në fushën e menaxhimit të proceseve dhe reformave ekonomike me më shumë se 20 vite përvoje punë dhe mbi 100 programe dhe projekte me qëllim të zhvillimit të sektorëve dhe institucioneve shtetërore, odat ekonomike dhe kompanitë.
Ka realizuar më shumë se 500 trajnime në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe deri tani ka qenë profesionalisht i angazhuar si konsulent dhe këshilltar në shumë qeveri, ministri dhe institucione të rajonit.
Nga viti 2008 në mënyrë aktive është i kyçur si ekspert për qasje dhe menaxhim të fondeve të BE-së dhe llogaritet si një nga udhëheqësit profesionistë në këtë fushë, në rajon.
Pika e tij më e fortëështë planifikimi strategjik dhe menaxhimi me programe zhvillimore, ekonomike dhe biznesore, si dhe llogaritet si njohës i shkëlqyeshëm i mundësive biznesore me përvojë shumëvjeçare në sektorin real si sipërmarrës, konsulent dhe menaxher ekzekutiv.
Është autor i shumë strategjive, propozim-ligjeve, manuale dhe udhëzime nga fusha e financave, ekonomisë dhe zhvillimit të biznesit.
Në prill të vitin 2018, është angazhuar si këshilltar i veçantë i Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e hulumtimeve dhe analizave për politike, strategji dhe tema që lidhen me ekonominë si dhe në përgatitjen e mendimeve profesionale, komenteve dhe propozimeve. Është anëtar i Këshillit ekonomik të Qeverisë dhe pjesë e Këshillit për reforma ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm, përgjegjës për përmirësimin e politikave në mjedisin e biznesit.
Nga gushti i vitit 2019 e ka ushtruar funksionin e kryetarit të Komisionit për financa në LSDM.
Bytyqi flet në mënyrë aktive pesë gjuhë: Maqedonisht, shqip, anglisht, gjermanisht dhe serbo/kroatisht.
Stefan Bogoev
Stefan Bogoev është nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.
Në vitin 2019 është zgjedhur anëtar i Bordit ekzekutiv të LSDM-së.
Nga tetori i vitit 2017 deri në vitin 2021 ka ushtruar funksionin e kryetarit të komunës Karposh.
Është rizgjedhur deputet në Kuvendin e RMV-së në dhjetor të vitit 2016. Në prill të vitit 2014 është zgjedhur deputet në Kuvendin e RMV-së.
Ka qenë anëtar i Bordit ekzekutiv të RSDM-së nga viti 2011 deri në vitin 2013.
Është zgjedhur sekretar i RSDM Karposh në vitin 2010.
Stefan Bogoev ka diplomuar në Universitetin “Amerikan kolegj” Shkup, biznes dhe administratë me fokus financat në qershor të vitit 2011.
Për momentin është duke magjistruar në Universitetin “Amerikan kolegj” Shkup, në drejtimin e ekonomisë së aplikuar në gjuhë angleze.
Në vitin 2020 ështënominuar nga LSDM që të merr pjesë në Mëngjesin e lutjeve në SHBA (Uashington).
Shkaku i angazhimit të tij në punën politike, në vitin 2018 ka qenë pjesë e delegacionit tëAmericanCoucilofYoungpoliticalLeaders (ACYPL) – programi për liderë të rinj i financuar nga Stejt Departamenti.
Në vitin 2016 si pjesë e kampanjës së Partisë demokratike (zgjedhjet presidenciale) ka realizuar vizitë studimore në SHBA.
Karrierën dhe shkollimin e tij, Bogoev i ka pasuruar duke marrë pjesë në shumë punëtori të organizuara nga FridrichEberStiftung (FES), KonradAdenauerStiftung(KAS), Institutin “Progres”, si dhe sesione punuese nga IRI dhe NDI.
Flet gjuhën angleze.
Është i lindur më 28 gusht të vitit 1989, në Shkup.
Социјалдемократски Сојуз на Македонија. Сите права се задржани