Komunikatë për media
Deputetët nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit sot kanë qenë në mesin e qytetarëve të Tetovës.
Në takimet me banorët në shumë vendbanime në Tetovë, deputetët e LSDM-së nga afër janë njoftuar me problemet e tetovarëve, i kanë dëgjuar kërkesat e tyre dhe kanë biseduar për masat dhe politikat e realizuara deri më tani.
Deputetët potencuan se pikërisht kjo shumicë parlamentare e ka miratuar Ligjin që Mali Sharr të bëhet Park Nacional, i pari që nga pavarësia e shtetit.
Në bisedat me qytetarët, deputetët theksuan se është e rëndësishme që Këshilli i komunës të formohet nga qytetarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm, të cilët do të jenë korrektues të kryetarit.
Ata porositën se me LSDM-në, Tetova do të ndërtohet si komunë evropiane dhe moderne, si dhe ftuan qytetarët që më 20 gusht, ditë e shtunë, të dalin dhe të japin votën e tyre për numrin një, për listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit e udhëhequr nga bartësi Gligorije Stojanovski.