fbpx

Le të ndalojmë së fshehuri përgjegjësinë personale mbrapa përgjegjësisë kolektive

Facebook
Twitter
LinkedIn

Le të ndalojmë së fshehuri përgjegjësinë personale mbrapa përgjegjësisë kolektive

Me vite të tëra ndërtojmë një sistem në të cilin mungojnë integriteti dhe bindjet personale mbrapa masës kolektive, gjë që e bën të pamundur qëndrimin dhe përgjegjësinë personale.
Në njëfarë mënyre, për 30 vjet, ne kemi arritur të sigurojmë një mjedis në të cilin njerëzit në poste të larta dhe të përgjegjshme mbeten në hije, pa e ditur se kush janë, cilat janë vlerat e tyre, çfarë përfaqësojnë, cilat janë pikëpamjet e tyre, t’i dëgjojnë publikisht emrat dhe mbiemrat e tyre për të mirë apo për të keq, dhe janë ata që mund të vendosin ose më mirë të kenë fuqinë të mos vendosin për çështje që janë të rëndësishme për të gjithë ne.
Kështu lexojmë tituj si – “Gjykata e Apelit mori një vendim…”, “Gjykata gjykoi…” …
Turpi, si dhe cenimi i besimit, shtetësisë, përgjegjësisë, rrënimi i sistemit dhe vjedhja e së ardhmes duhet të kenë emër e mbiemër. Qofshin njëqind apo dy.
Ashtu siç nderojmë dikë për arritjet e tij që na çojnë drejt përparimit, duhet të dimë edhe emrat e atyre që me veprimet e tyre pengojnë zhvillimin dhe na kthejnë pas.
Vetëm kështu do të mund të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në një sistem meritash në të cilin secili prej nesh do të ketë përgjegjësi.
Pushteti gjyqësor, ekzekutiv dhe vendor në rregullimin tonë kushtetues janë të ndara dhe të pavarura, por jo edhe të mbrojtura. Kushtetuta nuk mbron asnjë prej nesh nga përgjegjësia për shkeljen e ligjit dhe rendit. Veçanërisht domethënëse për ata që e ndërtuan karrierën e tyre pikërisht në sistemin që duhet ta mbrojë dhe përmirësojë atë.
Hidhërimin tonë si masë vazhdimisht e bartim nga një pikë në tjetrën në varësi të temave politike ditore dhe lajmeve aktuale. Dikush mund të thotë, prisni, ju jeni zëvendëskryeministër dhe nënkryetar i partisë në pushtet, për çfarë hidhërimi e keni fjalën? Dhe nuk do të gabojë. Por të tre pushtetet janë të ndara dhe ka një arsye, për shkak të mbarëvajtjes dhe parandalimit të abuzimeve të tilla që na mbushin të gjithëve me zemërim dhe mosbesim në të gjithë sistemin.

Me integritetin tim personal jam përgjegjës për veprimet e mia dhe mendoj se duhet të jetë kështu për të gjithë.
Integriteti personal është përgjegjësi e çdo gjyqtari, deputeti që voton ose nuk voton në kuvend, drejtorit të një ndërmarrje publike që avancon funksionimin e ndërmarrjes ose thellon borxhin, kryetarit që zhvillon komunën ose mbart një pdu që i përgjigjet një mase të vogël partnerësh të klientelës së biznesi, menaxher ose pronar kompanie që shkel të drejtat e punëtorëve ose atij që kujdeset për përparimin e tyre dhe investon në zhvillim, një profesori që përmirëson programin sipas rrjedhave të reja ose jep mësim sipas skripteve të 20 viteve më parë, një ministër që nuk i përmbush detyrimet sipas mandatit dhe programit për punën e Qeverisë, një qytetar që merr pjesë në jetën shoqërore apo ai që hedh qesen e mbeturinave nga ballkoni në katin e 5-të, autorët e teksteve dhe recensentët, të cilët me dashje apo pa dashje nga nxitimi apo pakujdesia, do të gabojnë…
Të gjithë ne, kolektivisht, presim që gabimet tona individuale të mos kenë pasoja në jetën sonë, edhe pse ato kanë një jehonë të gjerë në shoqëri.
Të gjithë ne jemi sistemi. Të gjithë ne jemi shteti.
E mira jonë kolektive varet nga përgjegjësia personale.
Prandaj, le t’i tregojmë me emër e mbiemër ata që shkatërrojnë të mirën tonë kolektive. Vetëm përmes përgjegjësisë personale do të arrijmë përparim kolektiv.

Последни вести