fbpx

Bllokada e Kuvendit dështoi, shumica parlamentare punon për qytetarët

Facebook
Twitter
LinkedIn

Konferencë për shtyp, Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit

 

Dy dite ishin të mjaftueshme që opinioni dhe qytetarët ta shohin se dështuan tentimet e VMRO-DPMNE-së për bllokadë të Kuvendit.

Dështuan tentimet për destruktivitet nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe asgjë nuk u arrit, përveç që është zgjatur miratimi i rendit të ditës.

Janë harxhuar dy ditë, dy ditë me propozime absurde, por megjithatë në fund rendi i ditës u miratua dhe Kuvendi vazhdon me punë.

Me humbje të kohës askush nuk fiton, vetëm humbin qytetarët, humb shteti.

Absurditeti dhe veprimi pa ide shihen në propozimet që deputetët e VMRO-DPMNE i kanë dhënë gjatë dy ditëve.

I tillë është Ligji për stabilitet financiar në të cilin janë të përfshira amendamentet e VMRO-DPMNE-së dhe e pranuam kërkesën e tyre që të diskutohet në pikat më të larta të rendit të ditës, por edhe përkundër propozimit të tyre të pranuar, kanë votuar kundër rendit të ditës.

Ligji për mjedisin jetësor është i rëndësishëm për qytetarët, i rëndësishëm edhe sipas nesh edhe sipas VMRO-DPMNE-së, mirëpo shihet qartë se për ata është vetëm në mënyrë deklarative, sepse me të gjitha forcat tentojnë që të mos miratohet rendi i ditës dhe votuan kundër.

Ligji për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, gjithashtu është shumë i rëndësishëm, deklarativisht është edhe për VMRO-DPMNE-në, megjithatë votuan kundër që ky ligj të jetë në rend të ditës sepse angazhimet e tyre janë vetëm deklarative.

Vendimet për dërgimin e pjesëtarëve në misione, asnjëherë nuk kanë qenë kontestuese nga asnjë opozitë në 30 vite pavarësi, mirpo kjo opozita jonë bojkotuese aktive, bën sikur tregon kujdes që këto çështje të futen në rend të ditës dhe të votohen, ndërsa të njëjtat i bllokojnë Komisionin juridik-ligjvënës që të mos ketë mundësi ligjore për miratimin e tyre.

Ky është definicioni i hipokrizisë, ndërsa hipokrizia është emri i dytë i VMRO-DPMNE-së.

Të gjitha propozimet tjera që opinioni i ka dëgjuar, të tipit që pika e dytë të vendoset e pesta, e pesta të jetë e teta, e shtata të jetë e dymbëdhjeta….etj, edhe pse të pakuptimta, i kemi pranuar që të del në shesh destruktiviteti i tyre, megjithatë në fund edhe për këto propozime të tyre kanë votuar kundër rendit të ditës.

Në kohën e krizës më të madhe botërore për ekonomi dhe energjetikë, Kuvendi duhet të jetë funksional dhe në mënyrë efikase të sjell vendime në interes të qytetarëve dhe në mbrojtje të standardit të tyre.

Tensione, piskama, kërcime nga vendi, janë të tërësisht të panevojshme. Sado që është i madh nervozizmi te udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, i ftojmë deputetët e VMRO-DPMNE-së, sidomos ata që nuk pajtohen me politikë të tillë të udhëheqësisë të tyre, që janë në numër të madh, të tërhiqen dhe të veprojnë me sjellje shtetërore, në interes të qytetarëve.

Ne deputetët nga shumica parlamentare dhe nga opozita jemi të zgjedhur nga qytetarët, këtu jemi për qytetarët dhe duhet të punojmë për qytetarët, sidomos në kështu momente të rënda që kanë të bëjnë me atë që po ndodh në Evropë dhe botë.

Bllokadat me urdhër të Hristijan Mickoskit përsëri do të dështojnë.

Kemi përgjegjësi para qytetarët që na kanë dhënë obligimin për të sjellë vendime në interes të tyre, t’i tejkalojmë të gjitha bllokadat dhe obstruksionet nga opozita, dhe këtë do vazhdojmë ta bëjmë.

Të gjitha zgjidhjet e nevojshme ligjore që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit do të miratohen pa dallim të bllokadave të të dëgjueshmëve të Hristijan Mickoskit.

Последни вести