“Të nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë, të nderuar përfaqësues të partive nga koalicioni më i madh, më i fortë, më i larmishëm dhe nga sonte definitivisht Koalicioni FITUES “Mundemi”.
Në rreth 75% të të dhënave të përpunuara nga dita e sotme e zgjedhjeve të qarta janë dy gjëra:
Fitojmë dhe vazhdojmë edhe më shumë edhe më mirë!
VMRO-DPMNE do të duhet të kërkojë një udhëheqësi të re.
Koalicioni “Mundemi” ka përparësi me 2 mandate për deputetë dhe ai trend vazhdon.
Kemi përparësi me 1 deputet në njësinë zgjedhore 1 dhe në njësinë zgjedhore gjashtë, ndërdsa në njësitë e tjera zgjedhore rezultati është i pazgjidhur tani.
Kemi epërsi të sigurt bindëse dhe fitore në Manastir me mbi 1.000 vota, në Kumanovë me mbi 3.500 vota, Strumica me gati 3,000 vota, në komunën e Qendrës mbi 4.100 vota, fituam në Resnjë me mbi 1.000 vota, Krushevë, Dibër, në Kriva Pallankën time me mbi 2.500 vota.
Avantazh solid ku presim edhe fitore në fund kemi edhe Koçanin, Berovën, Prilepin dhe qytete të tjera.
Presim që kjo prirje të vazhdojë deri në fund të numërimit të votave, koalicioni Mundemi të ketë përparësi prej 2 deputetësh me tendencë për të rritur dallimin në mandat.
Kjo, qytetarë të dashur, tregon se politikat tona, qëndrimi ynë i përgjegjshëm dhe qasja e ndershme njihen dhe vlerësohen edhe një herë.
Diferenca nga fushata por edhe nga veprimi në tre vitet e kaluara u konfirmua. Sjellja negative, destruktive, e papjekur dhe e rrezikshme e VMRO-DPMNE është përsëri e mposhtur nga qytetarët.
I dëgjoj nga VMRO-DPMNE dhe pyes veten. Ata filluan me informacione se ata po udhëheqin me 6 deputetë, ndërsa tani ata po informojnë se janë duke udhëhequr me 1. Sidoqoftë, në 1 orë do të shpallin humbjen. Ju qoftë për hajr reforma.
Të nderuar,
Faleminderit që qëndruat prapa këtij koncepti, së bashku vazhdojmë edhe më mirë. Fituam në mënyrë evropiane, kemi fituar pastër! ”
Link për videon: