fbpx

Nikollovski: Kishim proces zgjedhor demokratik dhe të lirë, presim fitore të sigurt të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi”, fitore e konceptit tonë që çon përpara, drejt zhvillimit dhe integrimit

Facebook
Twitter
LinkedIn

Sonte nga qendra për shtyp e koalicionit “Mundemi”, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, kreu i selisë qendrore të zgjedhjeve dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski mbajti konferencë për shtyp. Më poshtë është teksti integral nga shtypi:

“Në emër të Shtabit Qendror të Zgjedhjeve të koalicionit “Mundemi”, mirë se vini në qendrën e shtypit nga ku do të monitorojmë sonte rezultatet e zgjedhjeve.

Sot kishim ditë të qetë zgjedhore, dinjitoze dhe të sigurt për shëndetin. Siç i përshtatet një shteti të lirë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe negociatori i rradhës me BE.

Falënderoj të gjithë qytetarët që dolën sot në votime, duke respektuar masat për mbrojtje kundër koronavirusit dhe dhanë kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë sonë demokratike.

Akti i votimit është përgjegjësia jonë përpara ardhmërisë, por edhe kontributi ynë në procesin demokratik dhe përparimit.

Jemi dëshmitarë të një procesi zgjedhor të zhvilluar në mënyrë demokratike dhe profesionale. Ne duhet të jemi krenarë për këtë.

Në këto rrethana të jashtëzakonshme, ne riafirmojmë se institucionet tona mund të përballen me të gjitha sfidat, të mbrojnë qytetarët dhe të sigurojnë një proces të lirë, të drejtë dhe demokratik.

Falënderojmë anëtarët e bordeve zgjedhore, komisioneve zgjedhore, anëtarëve të policisë, stafin mjekësor dhe të gjithë të tjerët.

Presim që rezultatet fillestare nga vendvotimet të vijnë së shpejti.

Me të drejtë presim që rezultatet të konfirmojnë sondazhet e shumta dhe disponimin që kemi parë gjatë fushatës.

Линк до видео: https://youtu.be/aZJwlvWx_EI

Presim fitore të sigurt të LSDM-së, fitore të sigurt dhe një mandat të qartë për Koalicionin “Mundemi”.

Fitorja e konceptit tonë që çon përpara, drejt zhvillimit dhe integrimit evropian.

Edhe një herë, falënderoj qytetarët, institucionet për faktin se i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë ditën e sotme të zgjedhjeve, shkoi mirë.

Unë pres që subjektet e tjera politike të urojnë për procesin e suksesshëm zgjedhor.”

Link për video:

Последни вести