fbpx

Zaev: Vullneti i popullit u konfirmua, ne kemi përparsi me të paktën tre mandate deputetësh, sot përparimi dhe e ardhmja kanë fituar

Facebook
Twitter
LinkedIn
Të nderuar qytetarë,

të nderuar përfaqësues të mediave,

të nderuar aktivistë, mbështetës dhe partnerë të koalicionit,

populli ynë krenar!

MUNDEMI!

Edhe atë si MUNDEMI!

Ia dolëm populli im!

Me përparësi bindëse dhe të qëndrueshme, në momentin me mbi tre mandatë deputetësh para VMRO-DPMNE, me mundësi për një ose dy më shumë, koalicioni “Mundemi” është koalicioni fitues në këto zgjedhje parlamentare. Më i madhi, më i larmishmi, më i fuqishmi dhe fitues – ky është MUNDEMI!

Vullneti i popullit u konfirmua! Ne fitojme!

Qytetarët dolën dhe votuan për një të ARDHME TË SIGURTË, për BASHKIM dhe SOLIDARITET, për PATRIOTIZMIN EKONOMIK, për REND DHE DREJTËSI – qytetarët dolën dhe zgjodhën të sotme më të mirë dhe të nesërme më të mirë.

Rruga përpara është konfirmuar. Ne i thamë një JO të qartë rrezikut!

Të dashur bashkëqytetarë të mi,

Ne patëm zgjedhje siç i përshtatet një anëtari të NATO-s, i cili po nxiton drejt BE-së.

Paqësor, dinjitoz, të lirë dhe demokratik – të sigurt dhe bashkëkohor!

Faleminderit të gjithëve të cilët sot ishit pjesëmarrës aktiv në këtë kapitull të ri të demokracisë bashkëkohore – të gjithë ju që dolët në këto zgjedhje më specifike deri më tani, të gjithë ju që keni ushtruar të drejtën tuaj të votës dhe që morët pjesë në rivendosjen e kapacitetit të institucioneve dhe të gjithë ju që morët përgjegjësinë. Ju falënderoj të gjithëve.

Të nderuar qytetarë, ju jeni fitues, jini krenar. Keni pse!

Sot e ardhmja fitoi, fitoi përparimi.

Ekziston një proverb e vjetër maqedonase që thotë: “Si do shtrosh shtratin, ashtu do të shtrihesh”.

Epilogu i zgjedhjeve të sotme pasqyrohet po në këtë proverb. Kjo do të thotë që të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e sotme morën një mesazh nga votuesit sipas mënyrës dhe në çfarë mënyre i zbatuan politikat e tyre.

Jam i lumtur që qytetarët i njohën vlerat e vërteta dhe na dhanë mundësinë për të vazhduar përpjekjet tona përparimtare për një të ardhme të bukur të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sot, koncepti i parave tek qytetarët ka mposhtur konceptin – përtëritja e regjimit.

Koncepti i integrimit ka mposhtur konceptin e izolimit.

Koncepti që tërheq fuqishëm përpara e mposhti konceptin që donte të na kthen prapa.

Koncepti i Një shoqërie për të gjithë ka mposhtur patriotizmin, konfliktet dhe përçarjet e rreme.

Dhe është koha, më në fund, që të gjitha konceptet e errëta dhe të prapambetura të përfundojnë në një të kaluar të pakthyeshme, ndërsa partitë që ofruan politika të tilla shkatërruese të fillojnë procesin e reformës.

Të nderuar qytetarë,

Me këtë mbështetje na obligoni në përgjegjësi – rruga është e drejtë, por ne duhet të punojmë edhe më shumë edhe më mirë.

Ju siguroj se ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen, me shumë mësime të mësuara pas nesh dhe me probleme të mëdha të zgjidhura dhe të lëna pas.

Vijon rritje e pagave dhe kthim i parave tek qytetarët edhe më shumë.

Vijon pastrim masiv i ajrit, ujit dhe tokës, vijon eko-shtet.

Ekziston edhe më shumë kujdes për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të. I japim dorën secilit që ka nevojë për mbështetje dhe ndihmë.

Vijon mbrojtje edhe më e mirë e shëndetit tuaj, shëndetit tonë, publik.

Vijojnë negociatat me BE-në.

Dhe së fundi, populli im – vijon DREJTËSIA.

Unë e di se mbështetja juaj, mbi të gjitha, është një mundësi tjetër për DREJTSIN.

Dhe më besoni, unë e di shumë mirë se zëri i heshtur i shumë prej atyre që nuk dolën në votime është një qëndrim që kërkon DREJTËSI. E dëgjova edhe atë qëndrim, megjithëse të qetë, dhe i them këtij qëndrimi – do të ketë DREJTËSI, unë do të bëj gjithçka që qëndrimin tënd të mund ta shprehësh me zë të lartë, tashmë në zgjedhjet e ardhshme.

Qëndroj para jush, së bashku me ekipin tim dhe angazhohem të punoj shumë që DREJTSIA të vijë për të gjithë.

EKONOMI – DREJTSI.

EKONOMI – DREJTSI.

EKONOMI – DREJTSI.

Për këtë jemi të përkushtuar në katër vitet e ardhshme. Ju e kërkoni atë nga ne – ne do ta dorëzojmë atë. Më shumë para dhe më shumë rend në vend, për një jetë më të mirë! Ne mund ta bëjmë atë! Edhe më shumë, edhe më mirë!

Dhe vërtet do të tregojmë se mundemi, edhe më shumë për atdheun tonë, edhe më mirë për të gjithë ju, fëmijë dhe nipër dhe mbesa.

Të nderuar,
Do të ndërtojmë institucione edhe më të përgjegjshme, një qeveri edhe më transparente që do të kujdeset edhe më shumë për qytetarët e saj. Ne do t’ju shërbejmë juve. Kjo do të jetë një qeveri e qytetarëve. Së pari qytetarët, pastaj partitë.

Do ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si një vend evropian, basshkëkohor, të digjitalizuar, të gjelbër, të lirë, demokratik, të qytetarëve, të zhvilluar ekonomikisht – anëtar i vendosur i NATO-s dhe negociator me mbi 80 përqind të kapitujve të hapur me BE-në.

Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi, udhërrëfyesi që ne po kërkonim, ndërsa sot ju e keni konfirmuar qartë atë përmes votës tuaj.
Sa më shpejt të jetë e mundur, ne po hyjmë në procesin e krijimit të një Qeverie të re, të fortë dhe madje edhe më të përgjegjshme, kushtuar vetëm qytetarëve.
Sfidat para nesh janë të mëdha, por motivimi i këtyre njerëzve përreth meje është më i madh, të gjithë ju të pranishëm, deputetëve të zgjedhur, anëtarëve të ardhshëm të qeverisë së re, të punojnë edhe më shumë për të qenë edhe më të mirë.
Të nderuar qytetarë,
tani ju ftoj të angazhoheni.
Pushoni këtë verë, ndërsa në vjeshtë, të gjithë së bashku, secili nga ne, të përveshim mëngët dhe të shkojmë në punë.
Ju ftoj të merrni pjesë. Ju na duheni, secili prej jush.

Suksesi do të jetë edhe më i shpejtë dhe më i madh, vetëm nëse më shumë qytetarë bashkohen në rrugën e duhur.

Bëj thirrje, inkurajoj – të punojmë dy herë më shumë, secilin nga ne – kështu që do të arrijmë dy herë më shumë.

Bëmë mrekulli së bashku. Të tregojmë se ne mund të bëjmë edhe më shumë,edhe më mirë për të gjithë.

Urime fitoren,
Rroftë LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi”.
Të rrojë Maqedonia e Veriut!
Të rrojnë të gjithë qytetarët tanë!
Qofshi shëndoshë e gjallë!
Link për video:

Последни вести