fbpx

LSDM-ja mposhti regjimin e VMRO-DPMNE, KSHZ të korrigjojë menjëherë gabimet dhe të paraqesë rezultate të sakta përpara opinionit

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë përgëzon të gjithë qytetarët për zgjedhjet parlamentare të suksesshme, demokratike dhe bashkëkohore në të cilat fitoi opsioni që ofron një të ardhme të sigurt për Maqedoninë e Veriut.Së bashku me shumicën qytetare demokratike, LSDM-ja mposhti regjimin e VMRO-DPMNE-së dhe e dërgoi atë në një të kaluar të pakthyeshme.

E ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta, ndërsa vendi dhe populli vazhdojnë të udhëheqen nga një qeveri e përgjegjshme dhe përparimtare.

Sipas të dhënave të qendrës kompjuterike zgjedhore të LSDM-së, diferenca në favor të koalicionit Mundemi ka të paktën tre mandate, ndërsa në të dhënat e paraqitura nga KSHZ-ja ka mangësi dhe gabime serioze që mund të japin një pasqyrë të pasaktë të rezultatit përfundimtar.

Последни вести