fbpx

Të gjithë anëtarët që posedojnë kartelë elektronike të anëtarësisë së LSDM-së do të munden që në mënyrë aktive të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për media

Të gjithë anëtarët që posedojnë kartelë elektronike të anëtarësisë së LSDM-së do të munden që në mënyrë aktive të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake.

Komisioni qendror zgjedhor, i thirrur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brendapartiake në LSDM, që do të mbahen të dielen, më 12 dhjetor, informon se në përputhje me Rregulloren për procedurë dhe afate, në mënyrë aktive janë regjistruar 51.228 anëtarë të LSDM-së, ndërsa paraqitjet kanë ardhur edhe pas skadimit të afateve të parapara.

Nisur nga këto arsye, duke pasur parasysh afatin e shkurtë kohor për regjistrim aktiv, por edhe interesimin e anëtarëve të LSDM-së, Komisioni qendror zgjedhor ka sjellë vendim që t’u mundësohet të gjithë anëtarëve që posedojnë kartelë elektronike të anëtarësisë të mund të regjistrohen direkt në vendvotim dhe të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake.

Votimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 dhjetor do të mbahet në 194 vendvotime nëpër organizatat komunale në të gjithë shtetin, duke filluar nga ora 08:00 në mëngjes, deri në ora 19:00 pasdite.

Votimi është i fshehtë, duke rrethuar numrin rendor të njërit nga tre kandidatët për kryetar/e të LSDM-së që gjenden në fletëvotim, duke u bazuar në renditjen me short.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e ka ngritur demokracinë brendapartiake në nivelin më të lartë, anëtarët zgjedhin kryetarin në zgjedhje të menjëhershme me votim të fshehtë, gjë që paraqet standard të ri në skenën politike të Maqedonisë.

Последни вести