fbpx

Zaev: Kontributi që RSDM jep këto vite është shembull për shumë organizata politike rinore dhe për forumet rinore të partive politike

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për media

Pasdite kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me ftesë të RSDM(Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë) ka marrë pjesë në diskutim me përfaqësues të Unionit ndërkombëtar të socialistëve të rinj në mes të cilëve edhe sekretari gjeneral Bruno Gosalves dhe nënkryetarja Ana Pirchalava.

Kryetari Zaev u falënderua për mundësinë që t’u drejtohet të rinjve nga Unioni ndërkombëtar i socialistëve të rinj.

Kontributi që RSDM e jep këto vite është shembull për shumë organizata politike rinore dhe forume rinore të partive, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe më gjerë, potencoi kryetari Zaev.

Ai gjithashtu u ndal në atë se papunësia, dhuna, dhuna gjinore, rritja e nacionalizmit dhe e të djathtës ekstreme, lufta për mjedis të shëndoshë, janë pjesë e sfidave që sot janë para një personi të ri, pa dallim se a jeton në këtë rajon apo në shtetet anëtare të BE-së, ndërsa për zgjidhjen dhe tejkalimin e këtyre sfidave nevojitet angazhim i fuqishëm dhe i vazhdueshëm i të rinjve.

Në fund, kryetari Zaev i inkurajoi të rinjtë që të vazhdojnë të jenë të zëshëm dhe të vazhdojnë të luftojnë për vete dhe për moshatarët e tyre, të jenë aktivë dhe të kyçen në procese sepse vetëm në këtë mënyrë ata vetë do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Kryetari i RSDM-së, Marko Mihailoski potencoi se përmes politikave të përgjegjshme dhe inkluzive të LSDM-së, e kemi ulur shkallën e papunësisë së të rinjve në 29%, ndërsa para katër viteve ka qenë 42 për qind. Gjithashtu, e kemi avancuar standardin e nxënësve dhe studentëve, kemi sjellë Ligj për pjesëmarrje rinore, hapen qendra rinore në të gjitha komunat, zëri i të rinjve sot dëgjohet dhe pas tij veprohet, porositi Mihailoski.

Последни вести