fbpx

Zëvendëskryetare e LSDM-së – Sanja Lukarevska

Zëvendëskryetare e LSDM-së,
Sanja Llukarevska

Është e lindur në vitin 1982 në Shkup.
E Diplomuar në Fakultetin juridik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në vitin 2005.
Anëtare e LSDM-së që nga viti 2001. Nga viti 2013 është zgjedhur anëtare e Bordit qendror dhe ekzekutiv të LSDM-së, ndërsa më herë në tre mandate ka qenë e zgjedhur anëtare e Bordit ekzekutiv të OK LSDM – Qendër. Ka ushtruar funksionin e udhëheqëses së Bordit qendror të LSDM-së.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 ka qenë bartëse e listës së LSDM-së në njësinë zgjedhore 2.
Karrierën e saj profesionale e ka filluar në vitin 2006 kur është punësuar në Drejtorinë e të ardhurave publike:
Nga janari i vitit 2016 ka qenë e emëruar zyrtare e kabinetit për çështje që lidhen me zëvendësministrin shtesë për financa në Ministrinë e financave.
Nga 16 qershori i vitit 2017 është emëruar Drejtoreshë në Drejtorinë e të ardhurave publike.