Bartësja e listës së deputetëve në Njësinë e parë zgjedhore dhe nënkryetare e LSDM-së, Mila Carovska sonte u takua me përfaqësues të organizatës komunale nga Forumi i grave në Qendër.
Carovska ka biseduar për të gjitha çështjet aktuale që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe forcimin e pozitës së grave, ku theksoi se në zgjedhjet e tanishme, nga LSDM si parti që sjellë vlera kanë marrë pjesë 50:50 gra dhe burra në listat për kandidatë për deputetë.
Më herët, Carovska kishte biseda telefonike me qytetarët të cilëve ua prezantoi programin. Theksoi se LSDM i zgjidh problemet dhe se gjithmonë është në mes qytetarëve, edhe këto kushte të jashtëzakonshme.
Gjithashtu, Carovska ka shpërndarë maska mbrojtëse dhe materiale tjera promovuese në qendrën e Shkupit. Carovska në takimin me qytetarë e shfrytëzoi rastin të bisedojë për politikat aktuale dhe pritjet nga qytetarët.