fbpx

Shekerinska nga Struga: Ne kemi bërë shumë, së bashku mundemi edhe më shumë!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Këtë pasdite, Nënkryetarja e LSDM Radmilla Shekerinska u takua me qytetarët në Strugë dhe prezantoi programin zgjedhor të koalicionit të udhëhequr nga LSDM – “Mundemi”

Në të njëjtën kohë, Shekerinska qytetarëve u shpërndau maska ​​dhe dezinfektues dhe i rikujtoi protokollet të cilat janë më të rëndësishmet në këtë periudhë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe që të kemi zgjedhje të mbrojtura 100%.

Në takimin me qytetarët, ajo theksoi se oferta e LSDM-së në këto zgjedhje është një ofertë që sjell një plan për trajtimin e suksesshëm të pasojave të krizës së koronës, rritje edhe më të fortë ekonomike, institucione më të përgjegjshme, përparim edhe më të theksuar, përgatitëm masa të cilat sigurojnë rend, drejtësi dhe disiplinë.

Последни вести