Kryetari i LSDM-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në NZ4, Zoran Zaev sot iu drejtua qytetarëve në Ohër, nën organizimin e LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi”.
“Në kohën e zgjidhjes së çështjeve më të rëndësishme e kemi ngritur kualitetin e përgjithshëm të jetës. Mijëra projekte po realizohen në të gjithë territorin. Po ndërtohet në Ohër, po ndërtohet edhe në rajonin e Strumicës, në rajonin e Kumanovës, edhe në Maqedoninë qendrore. Kemi zhvillim të barabartë rajonal në të gjithë vendin”, porositi kryetari Zaev.
Duke folur për sukseset ekonomike të arritura gjatë tre viteve, kryetari Zaev tha se LSDM vazhdimisht është e përkushtuar në politikat për rritje të pagave, ndërsa VMRO-DPMNE ka rritur pagat dhe pensionet vetëm para zgjedhjeve. Kryetari Zaev porositi se me pakon e masave ekonomike siç është TVSH-ja ime bëhet fjale për eliminimin e ekonomisë gri, dhe ky proces vazhdon deri në çrrënjosjen e tërësishme të ekonomisë gri. Në këtë mënyrë do të sigurohen më shumë para në buxhet të cilat do të dedikohen për paga më të larta, pensione të rritur dhe rritje të transfereve tjera sociale.
“Na mbetet që të përkushtohemi në shtëpi. Me miq rreth nesh, si anëtare e NATO-s përmes hapjes së kapitujve nga negociatat me BE-në, ta ngritim ekonominë, t’i bëjmë reformat në gjyqësi, në arsim, kemi shumë për të punuar. Ta përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe ta forcojmë mbrojtjen sociale, sepse shteti ekziston për secilin njeri. Ta forcojmë kulturën dhe traditën në të gjitha aspektet, dhe atëherë jeta këtu ia vlen. Përveç pagave më të larta, është e rëndësishme edhe Maqedonia e gjelbër, na duhet drejtësi dhe shteti i së drejtës. Të gjitha këto janë të përfshira në programin tonë të ri”, tha kryetari Zaev.