fbpx

Zekiri për çairasit: BDI t’i lejojë qytetarët që të vendosin vetë për kë do votojnë, e di që do ta zgjedhin koalicionin “Mundemi”

Facebook
Twitter
LinkedIn

“Çairi po ndryshon duke iu falënderuar Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe kryetari Zaev. Nëse e krahasojmë se si ishte Çairi në kohën e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, dhe tani në kohën e LSDM-së, dallimi është shumë i madh. Rrugët kryesore që janë rehabilituar me vite, tani po ndërtohen me standarde. Çairasit e ndjejnë se si shteti po kujdeset për secilin”, tha nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në tribunën e mbrëmshme të koalicionit “Mundemi’ në Çair, duke llogaritur rrugën e Bit Pazarit, rrugën Gjorgji Pop Hristov në Fushë Tophanë, rrugën e plastikave, shkollën e mesme Cvetan Dimov në rrugën Xhon Kenedi.

“Kjo është meritë e LSDM-së dhe e Qytetit të Shkupit. Kjo tregon se LSDM me vepra e dëshmon konceptin “Një shoqëri për të gjithë”. Nuk ka më komunë e cila llogaritet vetëm sipas grupeve etnike që jetojnë aty”, tha Zekiri duke i përmendur ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë tonë gjatë këtyre dy vite e gjysmë.

“Dëgjoj se Talat Xhaferi nuk ka tubim që nuk më përmend mua, duket pyetur se çfarë kam bërë unë? Do ju tregoj. Unë me LSDM-në dhe Zaevin, kemi bërë shumë. Jemi bërë anëtar të NATO-s – që për BDI-në ishte vetëm ëndërr.

I liruam qytetarët nga frika, kur ju bashkë me VMRO-DPMNE-në i frikësuat. Qytetarët janë frikësuar nga aksionet tendencioze të policisë të organizuara në mjediset me shumë shqiptare që në fund do të krijonin mosmarrëveshje dhe armiqësi.

Kemi arritur që të kemi shtet dhe institucione funksionale, që nënkupton edhe sundim të së drejtës dhe vendosjen e sistemit të vlerave me respektimin e të drejtave të njeriut të secilit individ”, potencoi Zekiri që në fund i porositi qytetarët që të mos bien nën ndikim të fushatave parazgjedhore.

“Para dy ditësh në Gazi Babë i porosita administratorët të mos frikësohen nga obstruksionet që po ju bën BDI-ja. Tani dëgjoj edhe funksionarë të BDI-së që ju bëjnë obstruksione qytetarëve. Nuk do të përmendi emra, por e dini se kush janë. Funksionarët tuaj, Ejup Halimi dhe Ismet Guri do të shkojnë në burg sepse kanë bërë krim zgjedhor. Lejoni qytetarët që të vendosin  vetë”, i porositi Zekiri në fund çairasit.

Последни вести