“Treguam se kemi guxim për gjithçka që ishte e rëndësishme në shtet dhe sot ju tregojmë të gjithë politikanëve në vend dhe në rajon, se populli i vlerëson politikat dhe politikanët e guximshëm dhe për atë do të fitojmë përderisa VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë me nacionalizëm të rrejshëm, do të vazhdojnë të humbasin”, tha kryetari Zaev në tribunën me qytetarë në komunën e Çairit.
“Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve e kemi përmbyllur pjesën formal-juridike të Marrëveshjen kornizë të Ohrit, ka mbetur fryma e marrëveshjes që ta inkorporojmë për të gjithë, në mënyrë të barabartë, të njëjtë, me të drejtat dhe detyrimet para shtetit.
Sot, BDI dhe Ahmeti gënjejnë se ata e kanë sjellë, ka mundur ta sjellim kur ishin me VMRO-DPMNE-në, por nuk kishin guxim. Sot me atë Ligj nuk kanë humbur asgjë maqedonasit, as serbët as vllahët, askush, vetëm e çliruam një të drejtë e cila ishte e robëruar”, porositi Zaev para qytetarëve të Çairit.
Vegëz për video: https://www.youtube.com/watch?v=h0O5tZLUW7Y