fbpx

Zaev, Spasovski, Zekiri, Carovska dhe Dimitrov nga Çairi: Kemi fituar sepse jemi bashkë në rrugën për Maqedoninë evropiane të sigurt, me ekonomi të zhvilluar

Facebook
Twitter
LinkedIn

“Fitojmë sepse jemi bashkë” porositën kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, bartësi i listër në NZ 2, Oliver Spasovski, kandidati për deputet, Muhamed Zekiri dhe bartësit e listës në NZ 1, Nikolla Dimitrov dhe Mila Carovska, të cilët iu drejtuan qytetarëve në tribunën e mbrëmshme në komunën e Çairit.

Çairi do të fitojë edhe më fuqishëm se nga viti 2016. Fitojmë sepse jemi bashkë”, porositi kryetari Zaev.

“Ky është vendi juaj dhe do të luftojmë në shtëpi. Ju garantoj që do të krijojmë ambient edhe më të suksesshëm për jetë në vendin tonë. Asgjë nuk vjen gati.

Në një rast kur Nikolla më pyeti se pse çdo gjë duhet të jetë e rëndë, i thash dhe ta them edhe këtu – nëse është e lehtë, nuk është e madhërishme. Ashtu si na dridheshin zemrat kur e ngritëm flamurin e NATO-s, për 4 deri në 6 vite do ta ngrisim edhe Bashkimit evropian. Aq na duhet deri sa t’i plotësojmë kapitujt dhe ta evropianizojmë Maqedoninë. Aq na duhet që ta ngrisim standardin vendor që të jetë afër me standardin e vendeve anëtare të BE-së.

Ju garantoj se mundemi më shumë. E di që e dini edhe ju se mundemi edhe më shumë edhe më mirë. E dini se nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj që jemi nisur. Kjo është rruga e unitetit, rruga e evropianizimit, rruga e punës, e punës dhe e rrugës që sjellë gjenerata të lumtura”, tha kryetari i LSDM-së, Zaev.

Bartësi i listës në NZ 2, Oliver Spasovski, u shpreh se pret fitore edhe 4 vite mandate të ri në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Kriminelë të ripërtërirë nga koha e Gruevskit, ka sot në fytyrën e Mickoskit dhe Misajllovskit. Të gjithë të bashkohemi, të bisedojmë që secili të del në zgjedhje, nuk na duhet regjim i ripërtërirë. Ne paralajmërojmë siguri, vizion, prosperitet dhe drejtësi. Ju ndihmojmë qytetarëve edhe në krizën shëndetësore-ekonomike, sikur në tre vitet e kaluara që i kemi kthyer paratë tek qytetarët.

Paralajmëroj vendimin e katërt të ri të Qeverisë, për secilin pensionist me pension deri në 15.000 denarë – kartelë pagesore prej 9.000 denarëve, për secilin punëtor të falimentuar, 12.000 në shtet, kartelë pagesore vendore për blerje të produkteve vendore. Për secilin të papunësuar dhe që nuk është kërkues i punës – kartelë pagesore vendore dhe për secilin prind vetushqyes – kartelë pagesore vendore. Ky është opsioni i sigurisë, Çairi dhe Maqedonia e dinë këtë”, porositi Spasovski.

Kandidati për deputet në NZ 2, Muhamed Zekiri, tha se kuazipatriotët po tentojnë t’i kthejnë temat etnike përsëri, por qytetarët nuk do ta lejojnë këtë.

Nikolla Dimitrov, bartës i listës në NZ 1, theksoi se ekonomia ka qenë -1.8 për qind, me pak miq ndërkombëtarë, të kualifikuar si shtet i kapur, ishim shumë larg NATO-s.

“U ngjitëm në mal. Sot jemi anëtar të NATO-s, jemi të fuqishëm, ai është themeli ynë. Jemi në hap për fillimin e negociatave me BE-në, për të cilën kemi pritur 15 vite. Asnjëherë ata nuk do të ngjitën në trenin për në BE, sepse nuk i kuptojnë urat drejt BE-së, ndërsa edhe BE-ja kërkon sjellje të përgjegjshme, dhe ata nuk janë të gatshëm për këtë. E gjitha mjegulla është që të mos ngjitemi në trenin drejt BE-së, por ajo nuk do të ndodh. Është se ka disa fusha ku kemi mundur të bëjmë më mirë. Por është fakt se kemi ardhur në rrugë. Dhe nuk ka asnjë fushë ku kemi pasur regres. Tani e kapim trenin për BE, ta bëjmë këtë hap, kemi shtet për të rregulluar, ta shfrytëzojmë mundësinë që të jemi aty ku përkasim”, bëri thirrje Dimitrov.

“Shumë vite kam jetuar në Çairin që më ka mësuar vlera të veçanta: sa më shumë të ndryshëm, as më të fuqishëm dhe të guximshëm jemi. Dallimet janë pasuri e shtetit. Këto vlera ne i kemi treguar në Program dhe ne qeverisjen gjatë këtyre tre viteve, se kujdesemi për të gjithë. Nuk ka asnjë qytetar të cilit i ka takuar e drejta, dhe nuk ia kemi siguruar. Ndërsa ne treguam se investimi tek njerëzit është prioritet, kryetari Zaev gjithmonë e mbështetur këtë. Për atë arsye kemi rritje të rrogave, të pensioneve, kemi investuar tek të rinjtë, i kemi mësuar të rinjtë për vlerat e Maqedonisë së Veriu evropiane. Të mos lejojmë që Maqedonia të kthehet 15-20 vite prapa. Do të ketë edhe rrogë minimale më të lartë deri në 20.000 denarë dhe rrogë mesatare deri në 34.000 denarë, pensione jo më të ulëta se 10.700 denarë”, porositi bartësja e listës në NZ 1, Mila Carovska, në tribunën e mbrëmshme në Çair.

Последни вести