Komunikatë për media
Zëvendëskryetarja e LSDM-së – Radimilla Shekerinska sonte duke folur në tribunën qytetare në Rostushë u ndal tek deklarata e sotme e kancelares Merkel për hapjen e kapitujve të parë në mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian.
Ajo tha:
Këtë vit, të dashur miq, e kemi bërë me të vërtetë historik. Jemi bërë anëtar të NATO-s, pas 30 viteve ne treguam se fjala është fjalë dhe tashmë jemi NATO. Fjala është fjalë dhe këtë vit përfituam fillimin e negociatave me BE-në.
Ku është tani VMRO-DPMNE që së paku me një buzëqeshje ironike të jep duartrokitje? E humbën rastin për NATO-n, ja tani të brohorasin së paku për lajmin e mirë për BE-në.
Mirëpo siç thotë populli jonë, lejoni veshët të dëgjojnë atë që duan, dhe shihet qartë se VMRO-DPMNE nuk dëshiron ta dëgjojë sepse nuk dëshirojnë lajme të mira për shtetin por dëshirojnë vetëm lajme për vete dhe për rrethin e tyre të afërt.
Sot po dëshmohet se politika jonë e fqinjësisë së mirë, e zgjidhjes së problemeve në shtëpi, të bashkëjetesës dhe një shoqërie për të gjithë na bën që së bashku të jemi më të fuqishëm. Kemi vendosur themel në këtë shtet pa të cilin është e pamundur stabiliteti i tij.