Komunikatë për shtyp
Bartësi i listës në NjZ 2, Oliver Spasovski, mbajti fjalim në Çair me mesazhin se kjo komunë tregon se si jetohet në Një shoqëri për të gjithë, koncept që qytetarët: maqedonas, shqiptarë, serbë, romë, turq, vllahë, boshnjakë etj e ndërtojnë në të gjithë shtetin me sukses dhe vendi vazhdon rrugën e drejtë euroatlantike, në vend të izolimit dhe ndarjeve që i bënte pushteti i regjimit të VMRO-DPMNE-së.
- Vetëm politikanë që kujdesen për të gjithë mund të sjellin të mira edhe në Çair edhe në shtet. Regjimi i VMRO-DPMNE-së nuk është zgjidhje sepse mendon vetëm për vete, vjedhin, shkatërrojnë gjithçka, kërcënojnë me ndihmë shtetërore, rroga, pensione, qytetarët i kanë lënë në rrënoja dhe baltë, përderisa ata kanë vjedhur për xhepat e tyre dhe pallatin e bardhë të tyre. As nacionalizmi i BDI-së nuk është zgjidhje, sepse e dimë se politikat nacionaliste nuk sjellin asgjë të mirë për shtetin. BDI ka zgjedhur që këto zgjedhje të shkojë me nacionalizëm, sepse nuk ka çfarë të ju ofrojë qytetarëve, janë pa ide pas 17 viteve pushtet. Për atë është më mirë edhe VMRO-DPMNE dhe BDI të mbesin në opozitë, të ripërtërihen dhe në zgjedhjet e ardhshme, nëse kanë sukses që të reformohen, mund të kenë mundësi tek qytetarët, porositi Spasovski.
Ai foli edhe për politikat e ndërtimit të urave që i kanë hapur perspektivat në NATO dhe BE, me çka është siguruar shteti dhe kjo hap rrugë që në periudhën e ardhshme të përkushtohemi edhe më shumë në zhvillim ekonomik të fuqishëm.
- Kemi hyrë në NATO, mundemi edhe në BE. Ju njoftoj që në 4 vitet e ardhshme do të hapim 80% të kapitujve për integrim në BE, ndërsa për 5-6 vite e përmbyllim procesin negociator.
Nga fondet evropiane sigurojmë 2,5 milardë euro për shtetin. Ato janë para për menaxhim me situatën shëndetësore, për ekonominë e re zhvillimore, investimet kapitale, bujqësi, kanalizime, rrugë, ujësjellës. Këto janë para evropiane për standard evropiane në shtëpi dhe opsioni për 15 korrik është i qartë:
LSDM dhe koalicioni Mundemi ofron njerëz që vendin e kanë dërguar në rrugë të drejtë, të vazhdojmë në këtë rrugë, ndërsa VMRO-DPMNE ofron njerëzit e Gruevskit, Mickoskit, Misajlloski…., që ofrojnë ripërtëritje të regjimit, tha Spasovski.
Ai tha se me udhëheqjen e LSDM-së dhe Mundemi vazhdon koncepti për më shumë para tek qytetarët, për standard më të lartë ekonomik për të gjithë.
- Rrogën minimale e kemi rritur në 14.500 denarë ndërsa deri në fund të mandatit do të arrijë në 20.000 denarë, që është 120% më shumë se 9 mijë denarët në kohën e VMRO-DPMNE-së. Do të rritet edhe rroga mesatare – deri në fund të mandatit do të jetë 34.000 denarë.
Me këtë, pagat në të gjithë sektorët do të vazhdojnë të rriten. Për dy vite e gjysmë pensionet janë rritur për gati 1.800 denarë dhe kanë rritje të vazhdueshme edhe në 4 vitet e ardhshme. Parashohim rritje me së paku 21 për qind të pensioneve të ulëta dhe pensionit minimal prej së paku 10.700 denarë deri në fund të mandatit. VMRO-DPMNE ishte kundër çdo rritjeje të rrogave dhe pensioneve deri më tani. Kemi sjellë tre pako të masave për mbështetje të ekonomisë, për shpëtimin e vendeve të punës dhe forcimin e konsumit privat, ndërsa paralajmërojmë edhe katër pako me masa tjera. VMRO-DPMNE ka shikuar vetëm për të vjedhur para nga qytetarët, tha Spasovski.
Ai i foli qytetarët që të dalin dhe të votojnë qartë duke i përmendur dallimet në mes qeverisjes demokratike dhe me perspektivë të LSDM-së dhe regjimit që krijoi VMRO-DPMNE.
“Më 15 korrik zgjedhja është e thjeshtë: Jo, për regjimin e rrezikshëm i cili ka vjedhur, na ka izoluar dhe për nacionalizmin që na kthen prapa, Po për të ardhme të sigurt, paratë të kthehen tek qytetarët, Republika e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme, për të ardhme të sigurt dhe ekonomi zhvillimore, për më shumë para tek qytetarët dhe të ardhme të sigurt – votojmë për numrin 3 më 15 korrik”, porositi Spasovski