fbpx

Zaev në TV Klan: Rrogat e mjekëve vazhdojnë të rriten edhe më tutje, vazhdojmë edhe më shumë të investojmë në shëndetësi, për ballafaqim edhe më të mirë me sfidat nga koronavirusi

Facebook
Twitter
LinkedIn

Kumtesë

 

Në një intervistë për Televizionin Klan, kryetari Zoran Zaev theksoi se kujdesi shëndetësor në këtë periudhë është një segment kryesor në vend dhe kjo është arsyeja pse investimet për avancimin e saj vazhdojnë.

– Një shtyllë të tërë në programin e Koalicionit ia kushtuam temës KOVID 19. Në kushte të krizës më të vështirë botërore, treguam se si punohet dhe si mund të krijohet besimi i qytetarëve në profesionistët e shëndetit dhe sistemin shëndetësor. Kemi investuar seriozisht në kujdesin shëndetësor në këto tre vjet, kemi rikonstruktuar dhe plotësuar 40 ambiente shëndetësore, i kemi rritur seriozisht pagat. Sigurisht, ne do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon duke investuar në shëndetin publik. Ne jemi duke investuar 33 milion euro në repartet e kujdesit intensiv, modernizim dhe pajisje moderne. Vazhdojmë të investojmë në kapitalin njerëzor. Do i rrisim rrogat e punonjësve të kujdesit shëndetësor për 40% deri në vitin 2024, d.m.th do t’i rrisim nga 10% çdo vit.

Kryetari Zaev theksoi se me rritjen serioze të rrogave, vala e emigrimit të mjekëve nga vendi është ndalur, ndërsa besimi në sistemin shëndetësor është në nivel të lartë.

– Rrogat e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë rritur seriozisht me rreth 40-50% në krahasim me tre vitet e kaluara. Rroga mesatare e një specialisti në 2017 ishte 72.000 denarë, – tani ajo është rreth 112.000 denarë, ose një infermiere me arsim të lartë tani merr mbi 50.000 denarë bruto, ndryshe nga viti 2017 kur paga mesatare bruto ishte pak më shumë se 37.000 denarë. Dhe ne nuk do të ndalemi këtu, por do të investojmë edhe më shumë në kujdesin shëndetësor, sepse është e drejtë dhe e sinqertë, përfundoi Zaev.

Последни вести