Të nderuar qytetar,
Para nesh është 15 korriku, dita kur ne duhet të vendosim nëse do të dalim të zgjedhim sigurinë ose të qëndrojmë në shtëpi dhe kështu t’i japim një shans rrezikut dhe pasigurisë.
Për dy vjet e gjysmë, u bëmë anëtar të NATO-s dhe i hapim negociatat me BE. Kaluam një rrugë të cilën askush më herët nuk pati guximin ta merrte, që sot, para gjithë botës, të jemi të njohur si shtetas të Maqedonisë së Veriut. Kemi rritjen më të shpejtë të rrogës minimale dhe mesatare deri më tani. Ne kemi një shtet social dhe qeveri të përgjegjshme. Po e ndërtojmë shtetin tonë.
Unë e di që ne nuk i përmbushëm të gjitha pritjet tuaja. E di që kemi bërë edhe gabime.
Por, çdo gabimin tonë, na e potencuat me zë të lartë, në mënyrë demokratike, ndërsa ne ju dëgjuam dhe reaguam. Ne kemi treguar që dimë dhe mund të përmirësohemi.
Dhe kjo më jep të drejtën të them se nuk jemi të gjithë njësoj dhe kurrë nuk do të jemi.
Dhe kjo më bën sot të mar për detyrë para jush se gjyqësori do të jetë gjëja e parë që do të reformohet në mandatin tjetër. Dhe pas kësaj unë qëndroj me gjithë integritetin tim para jush.
E kërkoj përkrahjen tuaj. E kërkoj votën tuaj për edhe një mandat tjetër. Që t’i vazhdoj politikat e mira. Të vazhdojmë përpara më shpejt dhe të mos humbasim shansin që e krijuam së bashku për vendin tonë të bukur dhe për njerëzit tanë.
Zgjedhja është e qartë. Por mos mendoni se puna paraprakisht është përfunduar.
Do të vazhdojmë përpara vetëm nëse ju vendosni kështu dhe vetëm nëse dilni dhe votoni më 15 korrik, në vendvotimin tuaj, i cili do të jetë plotësisht i sigurt.
Mos heshtni kur është radha e juaj të flisni.
Dilni. Votoni.