Komunikatë për media
Kryetari i Komisionit për punë dhe politikë sociale të LSDM-së, Milan Zhivkoviq, sot në suaza të organizimit të Lidhjes nacionale të personave me dëgjim të dëmtuar, këshillit nacional të organizatave të invalidëve të Maqedonisë dhe lidhjes nacionale të personave me invaliditet të rëndë të Maqedonisë, mori pjesë si përfaqësues nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë me qëllim që ta paraqes në tërësi platformën politike inkluzive të partisë dhe angazhimet si parti që do t’i kemi për këta persona në katër vitet e ardhshme.
“Si LSDM dhe koalicioni “Mundemi” me të vërtetë gëzohemi që e kemi mbështetjen nga lidhjet nacionale të personave me aftësi të kufizuara, socialdemokracia nënkupton solidaritet dhe respektim të diversiteteve. Kemi sjellë ligj reformues për mbrojtje sociale të cilin këto organizata e kanë kërkuar me përfshirjen e plotë të tyre. Treguam se mundemi më mirë dhe mundemi më shumë”, tha në deklaratë kryetari i Komisionit për punë dhe politikë sociale të LSDM-së, Milan Zhivkoviq.
Zhivkoviq potencoi se LSDM gjatë 3 viteve ka treguar me vepra se ndërton një shoqëri për të gjithë, dhe se në të njëjtin drejtim vazhdojmë edhe në katër vitet e ardhshme.
Pjesë e personave nga këto organizata kanë shprehur falënderim të madh për hapat e deritanishëm të kësaj qeverie për nevojat dhe kërkesat e tyre, siç është hapja e qendrën rehabilituese pranë lidhjes së personave me shikim të dëmtuar të Maqedonisë, ku mësohet shkrimi brajit dhe punohet me ikluzivitet të plotë të këtyre personave.
“Më gëzon fakti që për herë të parë Qeveria dhe LSDM-ja kanë treguar ikluzivitet të plotë dhe shkaku i saj sot të gjitha organizatat e invalidëve jemi këtu që ta mbështesim angazhim programor të LSDM-së që njoftoi se në vitin 2021 do të kemi rritje prej 15% të shtesës për persona me aftësi të kufizuar”, potencoi Tomica Stojanovski, kryetar i lidhjes së personave me dëgjim të dëmtuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Stojanovski theksoi se me të vërtetë ndihet mirë që LSDM-ja programin e saj e ka bërë të qasshëm dhe të dukshëm për të gjithë personat, duke na përfshirë edhe neve si persona me dëgjim dhe shikim të dëmtuar.
Sterija Dimov nga këshilli nacional i organizatave të invalidëve të Maqedonisë theksoi se Qeveria gjatë kësaj periudhe ka treguar se na ka vendosur ne prioritetet e angazhimeve të tyre. Bashkë edhe në periudhën e ardhshme me LSDM-në dhe koalicionin vazhdojmë të ndërtojmë shoqëri inkluzive, të barabartë për të gjithë.