LSDM ka kapacitetin më të madh të koalicionit, sepse ne jemi revolucionarët e konceptit një shoqëri për të gjithë, pas 15 korrikut gjërat do të jenë ndryshe për të gjithë, barazi është të respektojmë bashkëqytetarin gjithmonë, në çdo aspekt dhe për këtë arsye ne punojmë në të gjitha vendet në shtet në mënyrë të barabartë,” tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në një intervistë për televizionin kombëtar Alsat-M.
“Po ju drejtohem veçanërisht bashkëqytetarëve tanë Shqipëtar, të cilët na kanë mbështetur deri më tani. Vetëm duke na mbështetur neve, vetëm atëherë rruga jonë Euro-Atlantike dhe një shoqëri për të gjithë është e sigurt. Të gjitha opsionet e tjera janë kërcënuese për jetën e përbashkët. Shumica jonë parlamentare do të jetë më multietnike, më e larmishme. Ne do të punojmë së bashku. Për të drejta të barabarta. Për zhvillimin e balancuar rajonal. Pa nacionalizëm. Të gjithë janë të rëndësishëm, të gjithë janë të barabartë. Në qeverinë e re të LSDM-së, do të ketë ministra shqiptarë si përmes koalicionit tonë ashtu edhe përmes partnerëve të mundshëm të koalicionit. Është normale. Kjo është e shëndetshme,” tha kryetari Zaev