Komunikatë për shtyp
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sonte në Televizionin Telma është përgjigjur në çështjet që lidhen me koalicionimin paszgjedhor, duke thënë se LSDM e ka potencialin më të madh për të koalicionim, shkaku i vlerave të cilat i promovon.
“Koalicioni jonë është më i madhi dhe në të jemi bashkuar të gjithë, nga të gjitha bashkësitë etnike. Garancia për sukses qëndron tek ju. Këta tjerët kërcënojnë se do të anulojnë gjithçka. Shkuan deri në anulimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit nga viti 2001, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë, i cenojnë proceset eurointegruese. Për shëndetin e shtetit do t’i mposhtim të gjitha nacionalizmat në këto zgjedhje.
Nacionalizmat nuk kanë të ardhme, është patriotizëm i rrejshëm. Ajo kohë përfundoi. Mickoski premton ridefinim të Kushtetutës, të bëjë përsëri Maqedoni të pastër. Ku na dërgon ajo. Duhet ta demokratizojmë shtetin, njerëzit i duan vlerat evropiane. Dëshirojnë gjyqësi të drejtë, dëshirojnë shëndetësi”, tha Zaev.
Në lidhje me partnerin e deritanishëm, kryetari Zaev tha se është e shëndetshme edhe për shtetin edhe për BDI-në që të shkojë në opozitë, sepse 17 vite ka qenë në pushtet.
“Erdhi koha kur duhet të punojmë shumë në shtëpi, në ekonomi, në gjyqësi, në shëndetësi dhe mendoj se do të ishte më lehtë nëse BDI shkon në opozitë. Me BDI-në kemi sjellë vendime historike, kanë përfunduar procese të rëndësishme, e kemi rritur ekonominë, por kishte e dobësi. Nuk kam paragjykime për përkatësinë etnike për asnjë kandidat, për çfarëdo funksioni, por BDI nuk vendos për këtë punë. Shantazhe nuk pranojmë në asnjë mënyrë”, shtoi Zaev.
Ai vlerësoi se Programi i LSDM-së dhe i koalicionit “Mundemi” është real, i realizueshëm dhe tha se vetëm për dy vite e gjysmë LSDM ka arritur ta rris ekonominë për 5,4 për qind, të rriten rrogat, pensionet. Zaev tha se qytetarët vlerësojnë se për sa kohë të paktë janë sjellë vendime të vërteta dhe të guximshme, rruga jonë e eurointegrimeve është e hapur dhe kjo është garanci se zhvillimi ekonomik dhe përparimi janë të mundur.