T’i ndëshkojmë ata që thonë drejtohu Maqedoni, ndërsa mendojnë për regjim, koncepti ynë për standard, zhvillim dhe prosperitet do të fitojë më 15 korrik, jemi drejtuar përpara fitores së madhe të LSDM-së dhe koalicionit MUNDEMI, tha Llukarevska në tribunën qendrore të koalicionit MUNDEMI në Shkup.
– Kemi siguruar 60 mijë vende të reja të punës, i kemi rritur rrogat mesatare dhe minimale, kemi rritur rrogat në shëndetësi, arsim, ushtri, polici, e ruajmë dinjitetin e pensionistëve, kemi rritur edhe pensionet. Koncepti ynë për këto zgjedhje është standard në vend të shkretimit, luftës kundër varfërisë në vend të pasurimit personal, zhvillimit të ekonomisë në vend të konceptit të VMRO DPMNE-së “ne nuk kemi bukë ndërsa shpenzojmë për çokollata” për të cilin edhe ata vetë qeshin. Koncepti ynë për standard, zhvillim dhe mirëqenie do të fitojë më 15 korrik.
– Unë jam veçanërisht krenare, kemi ndërtuar një shoqëri për të gjithë, por jam po aq krenare edhe për parimin e shoqërisë së barabartë të burrave dhe grave. Në këto lista zgjedhore kemi 50% kandidatë meshkuj dhe 50% kandidate femra. Përpjekjet tona, politikat tona të mira janë duke dhënë rezultate. Kjo është arsyeja pse unë ju bëj thirrje që të votoni në 15 korrik, të rrethoni numrin tre, ne nuk duhet dhe nuk do të lejojmë rinovimin e regjimit. Voto për Lidhjen socialdemokrate dhe koalicionin MUNDEMI, votoni për vlerat e konfirmuara.