fbpx

Llukarevska: E kthyem lirinë, investojmë në kapitalin njerëzor, dilni dhe votoni për numrin tre, për pensione dhe rroga më të larta, për zhvillim dhe unitet

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Komunikatë për media

Kemi bërë luftë të pa kompromis për ta kthyer lirinë dhe ia arritëm, investuam në kapital njerëzor në vend të investimeve të gabuara, luftuam për t’i mbajtur të rinjtë në shtëpi, nuk i kemi larguar nga shteti, luftuam për qytetarët dhe nuk i nënvlerësuam, zgjidhëm probleme dhe nuk krijuam, i kthyem paratë tek qytetarët. Ky është angazhimi ynë edhe për mandatin e dytë, tha Llukarevska, bartëse në njësinë zgjedhore 2, në tribunën qendrore të koalicionit MUNDEMI në Shkup.

Sa vende të punës do hapeshin nëse 650 000 euro nuk do shkonin në barok, stiropor dhe shkëlqim të rrejshëm. Sa do të rriteshin rrogat nëse nuk do t’i shpenzonin në palma të shtrenjta, sa do të investoheshin në kapitalin njerëzor nëse nuk do shkonin paratë në pallatin e bardhë të VMRO-DPMNE-së nga e cila zëshëm kërkojnë ripërtëritje të regjimit. Këtë nuk guxojmë dhe nuk do ta lejojmë. E kërkoj mbështetjen tuaj më 15 korrik, kërkoj të na jepni mundësi për mandat të dytë, të dilni të votoni për numrin 3 sepse numri 3 nënkupton pensione dhe rroga më të larta, numri 3 tre na dërgon në rrugën evropiane, numri 3 nënkupton përparim dhe zhvillim, unitet dhe mirëqenie.