Komunikatë për shtyp
Kandidati për deputet nga LSDM dhe bartës i listës në njësinë zgjedhore 1 nga koalicioni “Mundemi”, Nikolla Dimitrov, sonte në tribunën qendrore në Shkup i ka porositur shkupjanët se nuk ekziston dilema se kujt duhet të besohet kur duhet të zgjedhni në mes opozitës dhe liderëve evropianë kredibilë siç është Kancelarja Merkel, e cila para 3 ditëve nga Parlamenti evropian ka thënë se prioritet i parë i politikës së jashtme të BE-së nën Presidencën gjermane me Këshillin e BE-së, do të jetë fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Dimitrov: “Unë nuk e di a jemi të vetëdijshëm, çfarë çudie kemi bërë për dy vite e gjysmë. 29 vite të gjithë liderët partiak kanë premtuar NATO dhe BE. VMRO-DPMNE thonin– nuk do ta zgjidhni problemin. E zgjidhëm problemin. Dhe hymë në NATO si maqedonase dhe maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Thonin se nuk do të hyni në NATO – hymë në NATO. Thonin nuk do të merrni dritë të gjelbër nga BE. 26 mars e morëm dritën e gjelbër.
A do t’i besojmë VMRO-DPMNE-së apo Kancelares Merkel? A do ju besojmë atyre çfarë thonin- nuk do ta zgjidhni, nuk do keni sukses, nuk do hyni në NATO, nuk ka dritë të gjelbër për BE?” – i pyeti bashkëqytetarët që morën pjesë në tribunën qendrore që sonte u mbajt në Shkup.