fbpx

Llukarevska: I sigurojmë vendet e punës, ju ndihmojmë kompanive dhe të punësuarve, bashkë i sanojmë pasojat ekonomike, më 15 dilni, votoni për opsionin që sjellë siguri

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për shtyp

Me masa konkrete për secilën kategori të qytetarëve edhe në kushte të krizës shëndetësore i mbështesim qytetarët dhe kompanitë. I kemi parë rezultatet edhe në vepër. Është kënaqësi të shihet përparimi i kompanive, shfrytëzues të masave ekonomike me të cilat i mbështesim dhe i ruajmë vendet e punës në kohën e krizës së shkaktuar nga Kovid-19. Firma e cila prodhon material të tekstilit dhe peshqirë është një nga shfrytëzuesit e masës – pagesë e rrogës minimale për muajt maj dhe qershor. Punojnë me shumë elan, të kënaqur që në kohë të krizës prodhimtaria e tyre është mbështetur nga shteti dhe procesi i punës vazhdon të zhvillohet pa pengesë, tha bartësja e listës në njësinë e dytë zgjedhore, Sanja Llukarevska, në takimet në komunën e Gjorçe Petrovit.

Ndihma financiare për pagesë të rrogës minimale ju ka ndihmuar kompanive në kohën e krizës së rëndë shëndetësore globale – krizës ekonomike për të t’i ruajtur vendet e punës. Vetëm për muajin maj rreth 21 mijë kompani dhe 5.800 të vetëpunësuar janë shfrytëzues të mbështetjes financiare për pagesë të rrogave. Bashkë i tejkalojmë pasojat ekonomike. Për ata që më së shumti kanë nevojë, sigurojmë mbështetje financiare përmes kartelave pagesore. Treguam se kujdesemi për të gjithë qytetarët. Ndërtojmë ekonomi zhvillimore. Ndërtojmë drejtë, një shoqëri për të gjithë.

Mundemi edhe më shumë edhe më mirë, për atë më 15 korrik, dilni dhe votoni për LSDM-në dhe koalicionin MUNDEMI, votoni për opsionin që sjellë siguri.

 

Последни вести