Komunikatë për shtyp
Bartësja e listës së kandidatëve në NZ 1, Mila Carovska, në tribunën në Shkup i ftoi qytetarët të votojnë për Koalicionin “Mundemi”.
“Do ju tregoj vetëm tre gjëra se pse nuk jemi të njëjtë dhe pse është e rëndësishme që secili prej nesh të del më 15 korrik dhe ta rrethojë numrin tre.
Gjëja e parë që na bën të ndryshëm nga VMRO-DPMNE është drejtësia.
Për 2,5 vite kemi treguar çka është drejtësia. Drejtësi është kur më të varfërve ju rriten të ardhurat për 300%, në krahasim me keqpërdorimin për votim dhe blerjen e këtyre qytetarëve.
Drejtësi është t’u ndihmosh 12.000 punëtorëve nga kompanitë e falimentuara të kenë jetë të dinjitetshme, kanë punuar njerëzit tërë jetën. Drejtësi është të luftoni sinqerisht dhe nga zemra, këtë unë ua garantoj ta zvogëloni pabarazinë. E di që nuk është e lehtë, por sinqerisht po luftojmë për atë. Drejtësi është ta rrisni rrogën minimale, të jepni më shumë para për fëmijët që nuk kanë mundësi të barabarta me moshatarët e tyre. E kjo të dashur miq është drejtësi. Ndërsa zgjedhja është vend i drejtë kundër padrejtësive.
Carovska theksoi se gjëja e dytë që e ofron koalicioni “Mundemi” quhet tolerancë dhe respekt.
“Tolerancë është kur personat me aftësi të kufizuara do të jenë të barabartë. Respekt është kur të gjithë qytetarët t’i trajtosh njëjtë, kur të gjitha masat, janë të dedikuara për të gjithë pa përjashtime. Pa dallim të përkatësisë etnike, ku jetojnë apo kush janë. A janë burra apo gra. Ky është respekt për të gjithë. Ne ofrojmë unitet, ata ofrojnë ndarje. Zgjedhim në mes kësaj shoqërie apo shoqëri të ndarjes, urrejtjes, mos respektit, mos tolerancës”, tha Carovska.
Carovska tha se dallimi i tretë që është më i rëndësishëm është drejtimi i vendit. “E dimë ku shkojmë, e dimë çfarë na pret. Me NATO-n kemi siguri, shkojmë drejt BE-së. E dimë se çfarë na sjellin negociatat me BE-në, më shumë para, standard më të mirë, por edhe shtet të së drejtës që për mua është përfitimi më i rëndësishëm nga BE-ja. VMRO-DPMNE ofron izolim dhe kthim prapa.
Dallime ka edhe shumë, por zgjedhje ka vetëm një. Më 15 korrik zgjedhni shtet të së drejtës, tolerancës dhe të përparuar, ku secili nga ju vlerësohet, respektohet dhe përparon”, tha Carovska.