Sot, Hristijan Mickoski e nënvlerësoi përsëri popullin. Ai është një politikan i mposhtur që nënvlerëson njerëzit, maqedonasit, shqiptarët dhe të tjerët.
Një politikan i dëshpëruar, i cili mendon se vota shqiptare vlen më pak se vota e të tjerëve, mund të shkojë më së shumti në opozitë, e më mirë të dalë nga politika. Sot, Mickoski nënvlerësoi votën e qytetarit, e me këtë nënvlerësoi të gjithë në koalicionin e tij, i cili përfshin përfaqësues nga bashkësitë e tjera etnike.
Dje, në zgjedhje të ndershme, të lira, demokratike, populli i tregoi qartë rrugën. Sa më larg që është e mundur nga qeveria. Në vend që të ngatërrohet me mjegullnajën e tij, le të mendojë se si do të zgjidhë problemin që i hapet në karrigen e tij në Pallatin e bardhë.
Shteti, qytetarët, vazhdojnë përpara në rrugën e duhur, të vërtetë. Edhe më mirë edhe më shumë. LSDM fitoi, VMRO-DPMNE humbi.