fbpx

Qytetarët sollën vendim të rëndësishëm, qeveria e re do të udhëhiqet nga LSDM, pas Ilindenit vijojnë procedura brenda afateve ligjore

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në zgjedhjet e 15 korrikut në një atmosferë të drejtë, të lirë, demokratike dhe të sigurt, qytetarët masivisht përkrahën konceptin e LSDM-së dhe koalicionin “Mundemi”.

E ardhmja është e sigurt, shteti vazhdon në rrugën e duhur, edhe më mirë edhe më shumë.

Mandati për formimin e Qeverisë së ardhshme edhe më të përgjegjshme dhe më transparente është tek Zoran Zaevi, Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke pasur parasysh periudhën e kaluar të përmbushur me krizën e koronës dhe fushatat parazgjedhore, LSDM përpiqet në ditët deri në Ilinden ose rreth Ilindenit qytetarët të mund të pushojnë nga aktivitetet politike të partive. Pas Ilinden, sipas afateve ligjore, hyjmë në procesin e përcaktimit të koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM.

Afatet ligjore do të respektohen plotësisht, shteti do të ketë institucione funksionale dhe legjitime.

LSDM përgëzon qytetarët për kapacitetin demokratik me të cilin morën vendim të qartë se çfarë qeverie dhe çfarë shteti dëshirojnë në katër vitet e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, e informojmë opinionin se nga nesër, kryetari Zaev do të shfrytëzojë disa ditë nga pushimi vjetor të cilin do e kalojë në vend.

Последни вести