fbpx

Perspektiva evropiane e shtetit është mirënjohur, vendi është përfshirë në kornizën financiare të BE-së me tre miliardë euro mbështetje për shtatë vitet e ardhshme

Facebook
Twitter
LinkedIn

Konferencë për media, Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

Të nderuar,

Politikat e suksesshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM në tre vitet e kaluara dhe rruga e vërtetë dhe e drejtë në të cilën LSDM udhëheq qytetarët dhe shtetin tashmë po konfirmohen në kontinuitet.

Edhe një dëshmi e madhe për këtë është fitorja në zgjedhje e konceptit që na dërgon përpara dhe drejt anëtarësimit të plotë në BE, koncept i udhëhequr nga Zoran Zaev i cili për vetëm 2.5 vite e zhbllokoi procesin integrues.

Perspektiva evropiane e shtetit dhe vlerat evropiane si prioritete kryesore janë mirënjohur, ndërsa dëshmi për këtë është edhe përfshirja e vendit në kornizën shtatëvjeçare financiare të Këshillit Evropian, të quajtur “Gjenerata e re BE”

Kjo për ne si shtet nënkupton qasje në mjete të pakthyeshme prej rreth tre miliardë euro për këtë periudhë shtatëvjeçare, si mjete për gjeneratën e tretë të ndihmës para-aderuese IPA 3.

Këto mjete, Republika e Maqedonisë së Veriut i përfiton si mbështetje në grante dhe projekte të cilat konsiderueshëm do ta shpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe kapacitetin reformues.

Kjo nënkupton mjete dhe projekte në fushën e transportit dhe infrastrukturës, në bujqësi dhe ambient jetësor, në zhvillim ekonomik, në drejtësi dhe reforma për sundimin e ligjit dhe fusha kyçe që bashkërisht janë identifikuar me partnerët evropianë.

Projekte që do t’i realizojë Qeveria e udhëhequr nga LSDM në mandatin e ardhshëm.

Të nderuar,

Këto mjete janë kyçe për mbështetjen e negociatave të vendit tonë në periudhën e ardhshme shtatëvjeçare, pas së cilës presim që në buxhetin e BE-së të jemi të projektuar tashmë si shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Bashkë me ndihmën tashmë të dhënë për menaxhim me krizën prej KOVID-19, ky është një sinjal për ne si shtet që fillon negociatat me BE-në.

Të nderuar,

Vetëm Qeveria proevropiane dhe reformatore e udhëhequr nga LSDM mundet, dinë dhe guxon me kapacitet maksimal t’i shfrytëzojë këto mundësi dhe ta shkurtojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE.

Këtë e treguam edhe me anëtarësimin në NATO, do ta arrijmë edhe me BE-në.

LSDM mbetet në anën e interesave të qytetarëve dhe shtetit.

Последни вести