fbpx

Rroga mesatare në maj më e lartë për 1.120 denarë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, koncepti fitimtar i LSDM-së edhe në kohë krize, jep rezultate të suksesshme

Facebook
Twitter
LinkedIn

Të nderuar,

Politikat e vërteta dhe korrekte të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë sjellin rezultate të dukshme.

Kjo është arsyeja pse fitoi koncepti i LSDM-së, koncepti i Zoran Zaev, i cili siguron rroga më të larta për të gjithë, i cili ua kthen paratë qytetarëve, i cili siguron përparim dhe zhvillim ekonomik.

Edhe pse u përballëm me krizën më të madhe botërore shëndetësore dhe ekonomike nga e cila asnjë vend nuk është kursyer, vërejmë rritje të rrogës mesatare.

Përkatësisht, rroga mesatare neto në maj të vitit 2020, ose gjatë krizës COVID-19, është për 1.120 denarë më e lartë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ose më konkretisht, rroga mesatare neto në maj të vitit 2019 ishte 25.270 denarë, ndërsa këtë vit u rrit në 26.390 denarë.

Nëse e krahasojmë me muajin prill, ajo është më e lartë për 560 denarë, pra në muajin prill, rroga mesatare neto në vend ishte 25.830 denarë.

Kujdesi dhe masat në kohë për shpëtim të vendeve të punës, shpëtim të kompanive dhe ekonominë në përgjithësi konfirmohen.

Konkretisht në maj, me masën ndihmë financiare prej 14.500 denarë për punonjës, me 1.7 miliardë denarë u mbështetën 19,956 punëdhënës, ku janë të punësuar 118.069 punëtorë.

Me të njëjtën masë, me 86.8 milion denarë, u mbështetën 5.985 persona të vetëpunësuar.

Ndërkohë, me masën e subvencionimit të kontributeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në maj u mbështetën 2.463 kompani.

Me qëllim të ofrohet mbështetje më e madhe për qytetarët dhe kompanitë gjatë krizës së koronës, qeveria e udhëhequr nga LSDM ka vendosur të zgjasë masën e ndihmës financiare prej 14.500 denarë për punonjës për pagesën e rrogës në qershor.

Për muajin qershor, deri më tani janë aprovuar 19.202 aplikime, ndërsa është kryer pagesë për ndihmë financiare për 17.905 ndërmarrje me 101.1148 të punësuar. Ndihma financiare e aprovuar deri më tani, për muajin qershor, arrin në 1.404.470.647 denarë, pra për tre muaj mbi 76 milion euro janë paguar për kompani dhe persona të vetëpunësuar.

Të nderuar,

Për tre vitet e kaluara, përmes masave dhe politikave të shumta, LSDM ka treguar se çfarë do të thotë të kujdesesh vërtet për qytetarët, për ekonominë, për shtetin. Qytetarët e kanë ndjerë rritjen e pagës minimale, mesatare, pensioneve dhe rritjen e ndihmës sociale.

Ne mbetemi në atë drejtim. Me akoma më shumë politika dhe masa të reja që do të drejtohen ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Последни вести