fbpx

Për vetëm 30 muaj kemi realizuar qëllimet strategjike që i kemi pritur për 30 vjet, në katër vitet e ardhshme do të arrijmë edhe më shumë dhe do të sigurojmë përparim dhe zhvillim të shpejtë ekonomik, shtet të drejtë dhe drejtësi për të gjithë

Facebook
Twitter
LinkedIn

Koncepti demokratik dhe evropian i LSDM-së është koncept që do të çojë Republikën e Maqedonisë së Veriut përpara drejt Evropës dhe drejt një të ardhme të sigurt, drejtësi dhe liri edhe më të madhe.

Në zgjedhjet e fundit, qytetarët zgjodhën pa mëdyshje këtë koncept dhe nuk lejuan që shteti të kthehet prapa në politikat autokratike dhe të regjimit të VMRO-DPMNE që çojnë në izolim, rrezik dhe pasiguri.

Qytetarët duan zgjidhje konkrete, masa dhe politika që plotësojnë nevojat e tyre, ata duan plane për t’u marrë me KOVID-19, për rroga më të larta, për rend dhe standarde në vend. LSDM ka zgjidhje dhe aftësi t’i zbatojë ato edhe më mirë edhe më shumë.

Për vetëm 30 muaj kemi arritur të realizojmë diçka që nuk ndodhi për 30 vjet, ndërsa ishte angazhim strategjik i qytetarëve dhe shtetit, në katër vitet e ardhshme do të arrijmë edhe më shumë dhe do të sigurojmë përparim dhe zhvillim të shpejtë, shtet të drejtë dhe drejtësi për të gjithë.

Anëtarësimi në NATO është punë e përfunduar, ashtu është edhe me BE. Qeveria e udhëhequr nga LSDM po fillon negociatat për anëtarësimin e plotë në BE dhe për katër vjet do të hapim 80 përqind të kapitujve.

Menjëherë pas Ilindenit, fillojnë negociatat për koalicionin e ardhshëm. LSDM është një parti e madhe, bujare dhe e hapur dhe ne do të diskutojmë për koalicion me të gjitha partitë që janë të gatshme të pranojnë konceptin dhe rrugën evropiane, demokratike, çliruese, përparimtare dhe rrugën që Maqedonia e Veriut po ndjek si anëtare e NATO-s.

Strukturat që mbrojnë ide të ndryshme nga koncepti demokratik dhe evropian nuk mund të jenë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës të udhëhequr nga LSDM-ja sepse opsione të tilla konfliktuale dhe retrograde janë ose të mposhtura ose margjinale.

Последни вести