fbpx

Kryetari Zaev për javoren kroate “Nacional”: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur koncept që na dërgon përpara në Evropë, e refuzuan regjimin autokrat dhe padrejtësitë e VMRO-DPMNE-së

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për shtyp

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistë për javoren kroate “Nacional” ka vlerësuar se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka fituar koncepti evropian dhe demokratik i LSDM-së, koncept që na dërgon përpara drejt Evropës, drejt të ardhmes së sigurt, drejt drejtësisë, drejt lirisë më të madhe të qytetarëve, përkundër konceptit të VMRO-DPME-së që është autokratik, i regjimit, për kthim prapa në izolim, në rrezik dhe paqartësi.

“Qytetarët atë e dinë dhe nuk lejuan që shteti të kthehet prapa, por në ditën e zgjedhjeve na kanë dhënë drejtimin që të vazhdojmë përpara drejt sukseseve të reja. VMRO-DPMNE ka udhëhequr fushatë jo të pastër, të zezë dhe negative të bazuar në gënjeshtra, në konstruksione, përhapje të frikë në mes popullit dhe me tema që tashmë disa herë janë ndëshkuar nga populli. Ata nuk shpjeguan se çfarë do bëjnë për t’i rritur rrogat, por e frikësuan popullin me gënjeshtra se do të federalizohet vendi, diçka që populli e dinë mirë se nuk do të ndodh, as nuk ka ndodhur, as nuk do të ndodh. Në fushatën e tyre kemi parë frustrim, dhe jo ofertë.
LSDM ashtu sikur deri tani, edhe në këto zgjedhje ka udhëhequr fushatë pozitive për promovim të punëve që janë kryer, dhe mbi të gjitha prezantim i zgjidhjeve nga program i ri përmes së cilave shteti vazhdon përpara dhe për promovim të kandidatëve tanë për deputetë që do të sigurojnë realizim të zgjidhjeve tona”, tha kryetari Zaev, për “Nacional”-in kroat dhe shtoi se politikat e lajmeve të rrejshme të VMRO-DPMNE-së kanë përjetuar edhe një humbje.

Në atë kontekst, kryetari i LSDM-së ka potencuar se qytetarët dëshirojnë zgjidhje konkrete, masa dhe politika që shërbejnë për nevojat e tyre, dëshirojnë plane për përballje me Kovid-in, për rroga më të larta, për rend dhe standard në shtet dhe për atë VMRO-DPMNE duhet ta ketë të qartë se besimi nga qytetarët fitohet vetëm përmes masave dhe projekteve konkrete.

Në lidhje me koalicionimet e ardhshme, kryetari Zaev në intervistën për “Nacional” vlerëson se LSDM ka bindshëm kapacitet më të madh koalicionues.

“Mandati për formimin e Qeverisë së re është tek LSDM dhe koalicioni “Mundemi”. Menjëherë pas festës së Ilindenit që është më 2 gusht, futemi në proces të negociatave për koalicionimin e ardhshëm dhe formimin e përbërjes së Qeverisë. Me politikat që i udhëheqim dhe me sjelljen e ndershme dhe të përgjegjshme, LSDM ka bindshëm kapacitet më të madh për koalicionim. VMRO-DPMNE është parti e mposhtur e cila demonstron politika që janë në kundërshtim me ambientin e përgjithshëm demokratik dhe drejtimin demokratik në të cilin pakthyeshëm po ec shteti. LSDM është parti e madhe, e hapur dhe do të bisedojmë për koalicion me të gjithë partitë që janë të gatshme ta pranojnë konceptin evropian, demokrat, të lirisë, përparimit dhe rrugën që Maqedonia e Veriut po shkon si vend anëtar i NATO-s.
Strukturat që flasin për ide të ndryshme nga koncepti evropian dhe demokratik, nuk mund të jenë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar të udhëhequr nga LSDM-ja sepse konfliktet e tilla dhe opsionet retrograde ose janë mposhtur ose janë margjinalizuar”, tha kryetari Zaev për javoren kroate “Naciona”.

Kryetari Zaev u ndal edhe tek arritjet që Republika e Maqedonisë së Veriut i ka bërë në periudhën e kaluar dhe vlerësoi se për vetëm 30 muaj kemi arritur të realizojmë gjërat që nuk kanë ndodhur për 30 vite, ndërsa ishin angazhime strategjike për qytetarët dhe shtetin.

Anëtarësimi në NATO është punë e kryer, njëjtë është edhe me BE-në, ne fillojmë negociatat, futemi në proces dhe së shpejti do t’i hapim kapitujt e parë.

Kryetari Zaev vlerësoi se meritat e kryeministrit kroat Andrea Plenkoviq dhe të Republikës së Kroacisë për përparimin tonë në BE janë me me të vërtetë të mëdha dhe me mbështetjen e Republikës së Kroacisë, Republika e Maqedonisë së Veriut më shpejtë do ta kalojë procesin negociues.

Në lidhje me ndihmën që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Bashkimi evropian, kryetari Zaev paralajmëroi se tashmë i kemi përfituar 160 milionë euro si ndihmë e parë nga Bashkimi evropian për përballje me koronavirusin, ndërsa me hapjen e kapitujve do të hapen edhe instrumente të reja për ndihmë financiare, këto do të jenë mjete serioze me të cilat do t’i forcojmë kapacitetet në luftën kundër koronavirusit, por edhe para me të cilat do t’i sjellim standardet evropiane në shtëpi.

Последни вести