fbpx

Carovska: VMRO-DPMNE ofron ulje të rrogës minimale nga 14.500 denarë sa është aktualisht në 13.000 denarë

Facebook
Twitter
LinkedIn

Komunikatë për media

VMRO-DPMNE në programin e saj ofron rrogë minimale prej 60% nga rroga mesatare, që kap vlerën e 13.000 denarëve, që nënkupton ulje të rrogën minimale të tanishme nga 14.500 denarë, të cilën LSDM e ka rritur për 60% për vetëm 2,5 vite, tha bartësja e listës së koalicionit “Mundemi” në njësinë e parë zgjedhore, nënkryetarja e LSDM-së, Mila Carovska, në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5.

Ajo shoti se LSDM gjatë këtyre viteve ju ka ndihmuar kompanive dhe punëtorëve.

Rritja e rrogës minimale për 60% në 14.500 denarë në mënyrë direkte ndikon në kualitetin e jetës tek më të varfrit, 90.000 punëtorë nga sektorët e punës intensive kanë përfituar rrogë më lartë, theksoi Carovska.

Për 5.000 denarë është rritur rroga mesatare, standardi rritet, ndërsa njëkohësisht i mbështesim kompanitë që të jenë të qëndrueshme, theksoi Carovska.

Ajo shtoi se tani 120.000 persona përfitojnë ndihmë sociale më të lartë për 300%, si dhe shtesa për fëmijë dhe për arsim, për 2,5 vite e kemi ulur papunësinë nivele më të ulëta historike, papunësia e të rinjve ka rënë për 13% dhe të gjithë këtë e kemi bërë edhe pse trashëguam ekonomi në minus 1,8 për qind dhe e sot e kemi ngritur në 3,6 për qind, potencoi Carovska.

Numrat nuk mund të demantohen në asnjë mënyrë, porositi bartësja e listës së koalicionit “Mundemi” në njësinë e parë zgjedhore, nënkryetarja e LSDM-së, Mila Carovska.

Последни вести