Komunikatë për media
“Vazhdojmë ti kthejmë paratë tek qytetarët. Masën “TVSH-ja ime” do ta rrisim për 33%. Kthimi i tatimit për individ nga 7.200 denarë, do të rritet në 9.600 denarë. Ose nga 600 denarë në 800 denarë në muaj. Këtu nuk do të ndalemi sepse kjo po jep rezultat. Luftojmë kundër ekonomisë gri dhe i ndihmojmë popullit tonë. Të gjitha këto projekte janë penguar nga opozita. Kur e kemi rritur rrogën minimale janë kërcënuar se qytetarët do mbesin pa punë, se do të mbyllen fabrikat.
E njihni Trajko Sllavevskin, dora e djathë për ekonomi e Mickoski, kur e sollëm masën “TVSH-ja ime” thanë që nuk jemi me të gjithë, që do t’i kushtojë shtetit shumë, që do të bie sistemi i tatimeve. Këto ishin deklaratat e tyre.
Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2019 edhe në kushte të krizës, 100 milionë euro më shumë ka nga TVSH-ja në buxhet. Ato para edhe më herët janë paguar nga qytetarët, çdo kund ku blini, paguani TVSH, vetëm se dikush nuk i ka paguar në buxhetin e shtetit. Tani kur japin llogari fiskale duhet të paguhen. Dëshmuam sjellje avantgarde të vendimeve!”, tha kryetari Zaev në tribunën qytetare në Gostivar.
Ai foli edhe për masat e reja ekonomike nga agjenda e ardhshme katërvjeçare ekonomike që sjell ekonomi të zhvilluar me rroga më të larta, pensione më të larta dhe standard të jetës më të mirë.
“Bashkë mundemi edhe më shumë, bashkë mundemi edhe më mirë, numri 3 është e ardhmja dhe lumturia e shtetit tonë!”, porositi kryetari Zaev nga Gostivari.