Dallimi është i qartë, qytetarët i njohën zgjidhjen dhe vendimet e drejta të LSDM-së përkundër sjelljes destruktive dhe të pa pjekur të VMRO- DPMNE-së.

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Deklaratë për media, Jagoda Shahpaska, bartëse në njësinë zgjedhore 3

Të nderuar

Për Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë të gjitha komunat, të gjitha vendbanimet dhe të gjithë qytetarët janë të njëjtë. Këtë e kanë vërtetuar dhe politikat përgjegjëse  dhe politikat familjare të cilat u orientuan  me investime në të gjithë shtetin.

Sot ne Shën Nikollë si bartëse e listës në njësinë zgjedhore 3, mundem me mburrje të them, që  pjesa lindore ( e shtetit) ka ndryshuar në të gjitha fushat.

Shën Nikolla, ishte një ndër komunat më të detyruara(në borxh), sot komuna është me bilanc pozitiv dhe  fituese e çmimit për komunën më me perspektivë nga  shoqata “Global Local”, e  sipërmarrësve në Evropën Qendrore dhe Juglindore, si një komunë e favorshme për investime.

Në Shën Nikollë, është investuar në prodhimin e energjisë së gjelbër përmes qendrave fotovoltanike, mjedis i pastër dhe i shëndetshëm, ujësjellës, kanalizim, rrugë, transport dhe rikonstruim i rrugëve, çerdheve dhe shkollave. 

 Të gjitha investimet dhe përpjekjet e bëra nga LSDM-ja në periudhën e kaluar, qytetarët i kanë njohur dhe mbështetur, kështu që sot ata lehtë mund të bëjnë dallimin midis përgjegjësisë, sjelljes shtetërore të LSDM-së dhe veprimit të papjekur, destruktiv, antikombëtar të VMRO-DPMNE-së.

Qytetarët sot dinë që me LSDM- në e ardhmja është e sigurt, ajo është e ardhmja në BE dhe NATO, një të ardhme me ekonomi stabile, paga më të larta, standard më i mirë i jetesës, të ardhme me shëndet të sigurt për qytetarët.

Por, ne dimë nga ajo që e bëmë për tre vite, mundemi  edhe më mirë dhe më shumë të bëjmë në 4 vitet e ardhshme.

Ajo që LSDM ka ofruar për 4 vitet  e ardhshme  është plani real dhe i suksesshëm i përballjes me pasojat e krizës së koronës, zhvillim dhe rritje ekonomike, institucione përgjegjëse në shërbim të qytetarëve dhe përparim të të gjitha segmenteve të jetës shoqërore.

Të nderuar,

Përderisa LSDM sjellë vendime për zgjidhje të problemeve të qytetarëve, është  për respektim të rreptë të ligjeve dhe dënim jo selektiv për krimin, në anën tjetër është VMRO-DPMNE-ja e cila shkel të gjitha protokollet dhe masat dhe ofron vetëm ripërtëritje të regjimit.

Por, qytetarët shohin dhe dinë që kush qëndron drejtë dhe përgjegjshëm kundër  koronavirusit, dhe kush gënjen, kush bënte panik dhe shkelën masat shëndetësore. Ata e shohin dhe e dinë se kush po shëtiste nëpër palestra dhe kafene  gjatë ndalesës, përderisa punonjësit e shëndetësisë po luftonin pa u lodhur me koronavirusin.

Qytetarët dinë kush merrte vendime të guximshme, e kush nuk kishte qëndrim, kush u fsheh dhe iku nga përgjegjësia.

Qytetarët e dinë dhe kush ndërmerrte masa anti krizë për ndihmë të punëtorëve dhe ekonomisë, dhe kush me porosinë e Mickoskit bllokonte mjete nga 90 milionë euro nga Banka Botërore.

Prandaj më 15 korrik qytetarët ta dënojnë sjelljen e pa pjekur, të pa përgjegjshme dhe të rrezikshme të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit dhe të zgjedhin paqen në vend të konfliktit, drejtësinë joselektive në vend të gjygjësisë svarovski, të zgjedhin një shoqëri në vend të ndarjeve.

Me 15 korrik qytetarët të zgjedhin që të vazhdojmë   në rrugën e drejtë dhe nuk do të lejojmë ripërtëritje të regjimit.

Me 15 korrik të gjithë së bashku të tregojmë që MUNDEMI më shumë edhe më mirë!