Deklaratë për mediumet nga ana e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev
Të nderuar,
Për tre vite pamë të gjithë rëndësinë e të ndërtuarit me plan. Rrugët, infrastruktura dhe objektet kapitale, që për njerëzit kishin rëndësinë e jetës, nga njëra anë, dhe barok, stiropor dhe provizione nga ana tjetër.
Rrugët e ndërtuara nga koha e Titos ishin të harruara për dhjetëra vite. Ne atë e ndaluam!
Ja, jemi sot në Prilep në rrugën për te liqeni artificial, një zonë që është veçanërisht e rëndësishme për qytetarët e Prilepit. E di që nuk ka asnjë qytetar të Prilepit që nuk ka kaluar dhjetëra, qindra herë në këtë rrugë.
Prandaj jam krenar, që qeverisja jonë e përgjegjshme ka rikonstruuar rrugën me asfalt të ri deri te liqeni i Prespës. Kjo është hera e parë që të jetë e rikonstruuar kjo rrugë, që është ndërtuar qysh në kohën e Titos nga ish – Republika Federale e Jugosllavisë.
Ne e rikonstruuam infrastrukturen, e cila për një dekadë të tërë mbeti e paprekur dhe lënë në harresën e regjimit.
Që ndërtuam me plan, për sot dhe për nesër, flet dhe ky projekt kapital që qëndron pas meje. Ndërtuam qendër funksionale- moderne IKT, për nevojat e Ministrisë së punëve të brendshme.
Ky është një objekt kapital i rëndësishëm për të gjithë shtetin. Ky projekt u financua nga partnerët tanë nga BE-ja, i rëndësishëm për sigurinë, për ruajtjen e interesave të qytetarëve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse edhe në raste të katastrofave, të dhënat digjitale do të mund të ruhen këtu dhe sistemi të funksionoj pa probleme.
Janë bërë përpjekje serioze në vetë liqenin artificial, ku rindërtuam themelin e plotë të pendës, i cili nuk ka qenë i ndryshuar që nga vitet e 60 – ta të shekullit të kaluar, u zgjidh problemi shumëvjeçari fermerëve në rajon. Tani, fermerët në Prilep dhe rrethinën e Prilepit kanë ujë të mjaftueshëm për ujitje për zonat bujqësore.
Të nderuar,
Këtu në Prilep, por dhe në gjithë territorin e shtetit, në praktikë, ne shohim angazhimin e LSDM-së për të zgjidhur probleme që janë akumuluar me dekada, për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve.
Për dallim nga VMRO –DPMNE-ja, që ofrojnë vetëm ripërtëritje e regjimit, ne sjellim vendime dhe zgjidhje në interes të qytetarëve dhe shtetit.
Prandaj nuk ka dyshim se me 15 korrik qytetarët do të zgjedhin që të vazhdojmë në rrugën e drejtë dhe nuk do të lejojnë që të bëhet ripërtërihet regjimi.
Në 15 korrik zgjedhim rrugë të reja dhe jo ripërtëritje të regjimit!